LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Rusia duke provokuar dëshiron në mënyrë direkte ta fusë Bjellorusinë në luftë

Zelensky: Rusia duke provokuar dëshiron në mënyrë direkte ta fusë Bjellorusinë në luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po tenton në mënyrë direkte ta fut Bjellorusinë në luftë – ku bëri thirrje publike për krijimin e një misioni ndërkombëtar në kufijtë mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

“Rusia po tenton në mënyrë direkte ta fusë Bjellorusinë në luftë përmes provokimeve  se kinse ne po bëhemi gati ta sulmojmë këtë vend”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.


Ai këto komente i bëri derisa iu adresua liderëve që po merrnin pjesë në samitin e G7-ës përmes një takimi virtual.

Reagimet e Zelenskyt vijnë një ditë pasi që presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, paralajmëroi dërgimin e forcave bjelloruse dhe ato ruse në kufirin me Ukrainën, për shkak të “kërcënimeve se kinse Ukraina do të sulmojë Bjellorusinë me ndihmën e aleatëve perëndimorë”.

Gjatë takimit të Samitit të G7-ës, Zelensky i bëri thirrje liderëve që Ukrainës t’i japin sisteme mbrojtëse kundërajrore, në mënyrë që të mund të mbrohen nga agresioni rus si dhe t’i vendosin sanksione të reja Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori