LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërime të zymta për Putinin: Trupat ruse po dërgohen “pa çizme” – do të ngrijnë para se të marrin pjesë në betejë

Paralajmërime të zymta për Putinin: Trupat ruse po dërgohen “pa çizme” – do të ngrijnë para se të marrin pjesë në betejë

Trupat ruse po dërgohen për të luftuar “pa çizme” me shumë gjasa që të “ngrijnë deri në vdekje para betejës” ndërsa afrohet një dimër i ftohtë ukrainas, ka deklaruar një gjeneral i lartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerali Sir Richard Shirreff ka thënë se gjërat po duken të zymta për miqtë e Vladimir Putinit pasi çizmet janë në mungesë me temperaturat që pritet të shënojnë rënie”.


Ai shkroi: “Tashmë po shohim valë rekrutësh të dërguar në vijën e parë me atlete, sepse çizmet janë në mungesë”.

“Ndërsa fillon dimri, shumë prej këtyre rekrutëve të pafat mund të ngrijnë deri në vdekje përpara se të shohin betejën, duke kontribuar në një kolaps të moralit”, ka thënë ai, duke shtuar se “numri i viktimave do të jetë i madh”.

Eksperti i lartë ushtarak shpjegoi se kërkesat e Vladimir Putinit për të mobilizuar shpejt 300,000 trupa çuan që ushtarët të mos trajnoheshin në një standard të lartë përpara se të dërgoheshin për të luftuar, pasi shumica e komandantëve ushtarakë janë tashmë në Evropën Lindore.

Për më tepër, rritja e papritur e numrit të luftëtarëve rrezikon që ushtria ruse të mos ketë një furnizim të mjaftueshëm me pajisje dhe armë për t’i mbajtur ato gjatë një dimri shumë të ashpër me borë, shi dhe të ftohtë.

Ndryshe, vlerësohet se linjat ruse të furnizimit kanë rezultuar të jenë të dobëta gjatë gjithë pushtimit të tyre të përgjakshëm dhe kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajve të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori