LAJMI I FUNDIT:

Milionat që i humbë Juventusi nëse mbetet jashtë Ligës ë Kampionëve

Milionat që i humbë Juventusi nëse mbetet jashtë Ligës ë Kampionëve

Sipas La Gazzetta Dello Sport, Juventus do të humbiste një të katërtën e të ardhurave të tyre, rreth 100 milionë euro, nëse nuk kualifikohen në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe humbasin një përfundim në top katërshe në Serie A.

Bardhezinjtë e kanë nisur ngadalë sezonin dhe po përgatiten të përballen nesër me Maccabi Haifan në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë grumbulluar vetëm tre pikë në tre ndeshje evropiane deri më tani dhe janë katër pikë prapa dyshes kryesore PSG dhe Benfica.


Ata aktualisht janë në vendin e tetë në Serie A, dhjetë pikë prapa liderit të tabelës Napoli dhe shtatë pas Milanit dhe Udineses në vendin e katërt.

Lojtarët e Max Allegrit do të kërkojnë të rikthehen përpara pushimit të Kupës së Botës. Presidenti Andrea Agnelli i beson trajnerit, por është i vetëdijshëm se dështimi për të përfunduar jashtë top katërshes këtë sezon do të ishte shkatërruese për klubin.

Siç thekson Gazzetta, bardhezinjtë do të humbnin deri në 15 milionë euro nëse nuk arrijnë të shkojnë përtej fazës së grupeve këtë sezon dhe midis 78-90 milionë euro nëse nuk kualifikohen në garën elitare të Evropës për sezonin 2023-2024 përmes Serisë A.

Juventus fitoi 78 milionë euro sezonin e kaluar edhe pse u eliminua në raundin e 16-të nga Villarreal.

Gjigantët e Serie A do të shihnin gjithashtu se të ardhurat e tyre nga sponsorët do të zvogëloheshin pasi Adidas dhe Jeep kanë klauzola për të reduktuar sponsorizimet nëse klubi nuk paraqitet në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori