LAJMI I FUNDIT:

Operacion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohet një turk – dy shqiptarë në kërkim

Operacion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohet një turk – dy shqiptarë në kërkim

Një shtetas turk është arrestuar, gjatë operacionit ndërkombëtar “Përtej kufijve” në Manisa të Turqisë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.


Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Lajme
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Kalo në kategori