LAJMI I FUNDIT:

Roma rikthehet në garë për Aouar

Roma rikthehet në garë për Aouar

Roma rikthehen interesimin për mesfushorin francez Houssem Aouar.

Mesfushori i talentuar francez këtë sezon nuk po luan fare me Lyonin pasi ka luajtur vetëm 30 minuta në një ndeshje.


Arsyeja që Lyon unk po e aktivizon yllin e mesfushës është se lojtari ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Aouar ka vendosur të largohet dhe Roma ka rikthyer interesimin për të duke kontaktuar agjentët e lojtarit.

22-vjeçari ka pranuar kalimin në Serie A dhe Calciomercato ka raportuar se ekziston një marrëveshje mes palëve.

Giallorosët tani po mundohen të bindin Lyonin ta lënë të lirë në janar lojtarin për tu larguar.

Megjithatë Lyon synon që të fitoj së paku pesë milionë euro në janar për ta lënë të lirë të largohet francezin. /Telegrafi/