Festivali i teknologjisë KoICT, mbledh ekspertë nga bota në Kosovë, sektor me potencial për rritje dhe inovacion
Ka filluar edicioni i 11-të i festivalit më të madh të teknologjinë në regjion, Festivali KoICT nga STIKK, i cili ka bërë bashkë profesionistë dhe ekspertë nga Kosova, rajoni e bota, për të mësuar më shumë nga trendet e reja të teknologjisë në botë.
Në hapjen e festivalit, i cili do të zgjasë dy ditë, mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj si dhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.
Edicionin e 11-të të festivalit të teknologjisë e hapi drejtori i bordit të STIKK-ut, Valon Canhasi, i cili tha se gjatë këtyre ditëve të gjithë ata që kanë vendosur të marrin pjesë në këtë edicion dhe kanë blerë biletat nuk do të zhgënjehen, pasi që do të kenë rastin të dëgjojnë fjalime nga ekspertë të teknologjisë.
“Në këto dy ditë, pra sot dhe nesër, ju do të dëgjoni profesionistë dhe ekspertë nga rajoni dhe bota e po ashtu edhe profesionistë lokalë, të cilët do të flasin për ICT, dhe për të ardhmen e teknologjisë,pra ajo që mund të ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Sot ne do ta fillojmë me fuqinë e inovacionit, me folës të shkëlqyer dhe do ta mbarojmë me zhvillimin e lojërave teknologjike”, tha Canhasi.
Në anën tjetër kryeministri, Albin Kurti, tha se është hera e dytë që merr pjesë KoICT.
Kurti u shpreh se më e rëndësishmja e festivalit është që ndihmon që të rritet bashkëpunimi mes mes sektorit publik dhe privat në Kosovë.
“Kjo është hera e dytë që marr pjesë në KoICT, festival që bën bashkë komunitetin lokal të ICT, ekspertët rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ky forum mundëson që të shkëmbehen përvojat, eksperiencat dhe idetë në transformimin digjital, ekonominë digjitale dhe inovacionet teknologjike. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, festivali ndihmon të forcojë dhe rrisë lidhjet dhe bashkëpunimin në mes sektorit publik, privat dhe akademisë, nga Kosova regjioni dhe më tej. Digjitalizimi i administratës publike është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit për qytetarët tonë dhe bizneset. Gjithashtu është i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të administratës tonë, nga e cila varet Qeveria jonë, por edhe suksesi i biznesit tonë. ICT është një nga sektorët e pakët në vendin tonë që ka bilanc pozitiv tregtar”, tha ai.
Për Kosovën dhe teknologjinë foli edhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl.
“Kosova është shumë përpara nga konkurrentët e tyre dhe mendoj se edhe në vazhdim të udhëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, Kosova do ta mbajë pishtarin për Evropën Juglindore për digjitalizim, për t’u bërë një akter shumë i fortë në rajon, e me sukses të madh në Evropë”, deklaroi ai.
Se teknologjia është prioriteti kryesor për Komunën e Prishtinës e tha edhe nënkryetari i kësaj komune Alban Zogaj.
“Teknologjia në thelb është një katalizatore e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Komuna e Prishtinës është siguruar që të krijojë infrastrukturë të nevojshme për teknologjinë dixhitale, si gjeneratën e pestë për krijimin e rrjetit të internetit dhe modernizimin e brezit të ardhshëm. Kështu teknologjia është njëra prej prioriteteve tona, si komunë ”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Uranik Begu, drejtori ekzekutiv i ICK-së, theksoi se KosICT nuk është thjeshtë një event, por një ngjarje që i integron dhe i bën bashkë shumë akterë të shoqërisë në Kosovë.
“KosICT, sot nuk është vetëm një event, është një platformë teknologjike që na integron të gjithëve së bashku, si universitetet, studentët, qeverinë, korporatat etj…, Por, e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, që na bën bashkë të bisedojmë dhe ta inspirojmë njëri-tjetrin për të ardhmen. Arsyeja pse unë jam sot këtu është që të shpërndaj me ju histori të shkurtër frymëzuese nga Innovation Center of Kosovo, sepse ne kemi shumë histori frymëzuese të suksesit të të rinjve ”, tha Begu.
Për të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin se çfarë do të ndodhë gjatë ditës së dytë të festivalit më të madh të teknologjisë në vend, këtu mund ta shihni agjendën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përdoruesit
FreeDOS 1.1
Motorola po punon në një pajisje siç nuk e keni parë kurrë më parë
Shefi i Apple, Cook: Nuk duam që njerëzit të përdorin shumë telefonat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A