LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Si të kufizohen pasojat e luftës në Ukrainë

Scholz: Si të kufizohen pasojat e luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi se samiti i 44 krerëve të shteteve apo qeverive të Evropës që filloi në Pragë nuk mund të injorojë sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ai gjithashtu deklaroi se është mirë të shihet se si të gjithë po e ndihmojnë Ukrainën financiarisht, por edhe ushtarakisht.

“Është bukur të shohësh se si ne të gjithë e ndihmojmë Ukrainën, financiarisht dhe me dërgesat e armëve. Sulmi rus është një shkelje brutale e rendit ndërkombëtar. Është e rëndësishme për ne se si të kufizojmë pasojat e asaj lufte në botë”, tha Scholz.


Ashtu si presidenti francez, Emmanuel Macron, i pari i qeverisë gjermane theksoi se është e nevojshme që e gjithë Evropa të ofrojë ndihmë për familjet dhe bizneset në solidaritet në krizën e energjisë dhe, siç tha i pari shtetit francez, të mbështesë strategjinë evropiane për uljen e çmimeve të energjisë.

“Qëllimi është që çmimet e energjisë të bien në mënyrë dramatike. Kështu duhet të jetë”, tha Scholz dhe kujtoi se nuk rrezikohet vetëm Evropa, por edhe aleatët aziatikë si Japonia apo Koreja e Jugut.

Ndryshe, Kosova po përfaqësohet në këtë samit me presidenten Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori