LAJMI I FUNDIT:

Mosekzekutimi i pagave, PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati dhe sekretarit Spahiu

Mosekzekutimi i pagave, PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati dhe sekretarit Spahiu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe sekretarit Enis Spahiu, për mosekzekutimin e pagave në sektorin e arsimit në Kosovë.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ai tha se në shenjë revolte ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.


Ai tha se mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit është një vendim i paligjshëm si dhe e quajti një vendi arrogant të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“E lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin pagave ndaj 25 mijë mësimdhënësve. Ky është një vendim i paligjshëm, një vendim arrogant i një ministri të papërgjegjshëm i cili cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve në nivel të Kosovës. Ne nuk mund të sillemi në një situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtarë nga ministri i Financave, Hekuran Murati”, ka thënë Tahiri.

Ai theksoi se siç kanë paralajmëruar ditë më parë sot kanë ngritur kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati dhe ud. sekretarit të përgjithshëm, Enis Spahiu në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Nuk do të marrim pjesë më tutje në këtë mbledhje në përgatitje të seancës së Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç e kam lajmëruar do të ngrijmë kallëzim penal ud.sekretari i përgjithshëm i kësaj ministri, Enis Spahiu dhe Hekuran Murati, në prokurorinë speciale të Republikës së Kosovës. Në këto momente është duke u dorëzuar kallëzimi penal. Presim hapa të shpejt nga prokurorët special të kësaj çështje”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Ndryshe, ditë më parë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kishte paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati nëse nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori