LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi te Barcelona apo qëndrimi te PSG? Mësohet koha kur Messi do të marrë vendimin për të ardhmen e tij

Rikthimi te Barcelona apo qëndrimi te PSG? Mësohet koha kur Messi do të marrë vendimin për të ardhmen e tij

Çdo vendim në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit nuk do të merret deri pas Kupës së Botës, pavarësisht raporteve se ai ka rënë dakord për një rikthim në Barcelonë.

Mbështetësit në Camp Nou thuhet se duhet të zbusin entuziazmin e tyre për një rikthim të mundshëm në klub të Messin.


Raportime të shumta kanë pohuar se ai do të rikthehet te Barcelona dhe të bashkohet me Xavin verën e ardhshme, por Goal.com raporton se asgjë nuk është vendosur – apo nuk do të vendoset – para përfundimit të Kupës së Botës.

Nuk është çudi, PSG-ja dëshiron ta mbajë 35-vjeçarin në kryeqytetin francez dhe dëshiron t’i ofrojë atij një marrëveshje të re për të lidhur të ardhmen e tij.

Ata ende nuk e kanë paraqitur një marrëveshje të tillë, por struktura e kontratës së mundshme ka të ngjarë të jetë një zgjatje fillestare njëvjeçare me opsionin për 12 muaj të tjerë.

Megjithatë, fokusi i plotë i Messit është aktualisht të ndihmoj PSG-në dhe Argjentinën drejt trofeve.

Kupa e Botës është një trofe që nuk e ka fituar në karrierën e tij deri tani dhe turneu i këtij viti mund të jetë i fundit për vendin e tij. Për këtë arsye, ai nuk do të marrë një vendim derisa të përfundojë kjo, që do të thotë se e ardhmja e tij do të mbetet e pavendosur deri në vitin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori