LAJMI I FUNDIT:

Xavi i ‘tërbuar’ pas humbjes nga Interi: Vendimet e gjyqtarit ishin vendimtare

Xavi i ‘tërbuar’ pas humbjes nga Interi: Vendimet e gjyqtarit ishin vendimtare

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte “tërbuar” pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, duke e konsideruar si “një zemërim” vendimet e VAR-it për anulimin e golit dhe më vonë mos dhënien e penalltisë për skuadrën e tij.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në Giuseppe Meazza falë një goli të bukur nga distanca nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Edhe pse Barça dominonte me posedimin e topit, ata kishin pak mundësi reale për shënim, duke rrezikuar vetëm me anë të Ousmane Dembeles.


Pedri e dërgoi më vonë topin në rrjetë, por ai gol u anulua pas rishikimit të VAR-it sepse Ansu Fati kishe luajtur me dorë brenda zonës.

Interi bën hap të madh në ‘grupin e vdekjes’ duke e mposhtur Barcelonën
Lexo po ashtu Interi bën hap të madh në ‘grupin e vdekjes’ duke e mposhtur Barcelonën

Polemika e vërtetë erdhi në ndalesa, pasi një krosim i Dembeles dukej se goditi dorën e Denzel Dumfries, dhe VAR vendosi pas një kontrolli shumë të gjatë të mos akordonte asgjë dhe Xavi i ‘tërbua’.

“Jam i indinjuar dhe i zemëruar nga situata që duhet të përjetonim. Nuk ka asnjë fjalë për këtë veçse një zemërim”, u ka thënë fillimisht Xavi gazetarëve pas ndeshjes.

“Është një padrejtësi. Unë thashë tashmë dje se gjyqtarët duhet të shpjegojnë vendimet e tyre. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Gjyqtarët duhet të flasin, kjo do të ndihmojë në humanizimin e tyre si dhe për të sqaruar gjërat”.

“Për sa më përket mua, prekja me dorë është shumë i qartë. Prandaj, vendimet e gjyqtarit kanë qenë vendimtare.”

Pas kësaj, Xavi pranoi se Barcelona ishte shumë nën standardet e saj të zakonshme në këtë përballje të Ligës së Kampionëve, gjë që e lë Interin në vendin e dytë pas liderëve të Bayern Munich.

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Barcelona, veçohet paraqitja e Calhanoglu
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Barcelona, veçohet paraqitja e Calhanoglu

“Ne u zgjuam shumë vonë, vetëm në fund, por nuk i konkretizuam rastet tona. E dinim që gjuajtja e Calhanoglu nga jashtë zonës ishte një nga pikat e tyre të forta, por ne kemi ende tre finale në këtë grup”.

“Situata është komplekse dhe ne duhet të përpiqemi ta kthejmë atë në rrugën e duhur. Realiteti është se ne kemi dy ndeshje të rëndësishme për të luajtur në shtëpi dhe duhet t’i luajmë ato me më shumë intensitet dhe një ritëm më të lartë”.

“Këtë mbrëmje na mungonte ritmi që kërkon Liga e Kampionëve. Ne nuk ishim në nivel në pjesën e parë dhe vendimmarrja jonë ishte gjithashtu e dobët. Është për të ardhur keq, ne merituam të paktën një barazim”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori