Ç’të bësh kur nuk ndalon dot së kontrolluari ish-partnerin në rrjete sociale?
Edhe nëse nuk keni më ndjenja, shpesh të kontrolluarit e ish-partnerit në rrjete sociale kthehet në një tip varësie dhe është e vështirë të ndalosh
Herën tjetër që do të ndjeni dëshirën për të kontrolluar rrjetet sociale të ish-it tuaj, merrni parasysh të provoni këto në fillim:
1. Prisni 5 minuta
Në momentin e parë që do t’ju shkojë mendja të kërkoni emrin e Instagramit të tij, ndaloni për një moment dhe përpiquni të prisni 5 minuta (duke hequr telefonin nga duart ose duke parë diçka tjetër në telefon). Shtoni gradualisht kohën, derisa t’ju ketë ikur dalë fare nga mendja, shkruan Psychology Today.
2. Merrni parasysh pyetjet e mëposhtme:
– Si u ndjetë herën e fundit që patë profilin e tyre?
– Nëse do të përpiqeshit të mbështesni një mik në një situatë të ngjashme me tuajën, çfarë do t’i thonit të bënte në vend të kësaj?
– A është vërtet kaq interesant profili i tyre, apo je ti që po i jep rëndësi duke e parë me një sy ndryshe?!
3. Gjeni një aktivitet zëvendësues dhe bëni një plan përpara kohe
Kërkoni ndihmën e një shoku ose anëtari të familjes të cilit i besoni dhe dërgojini mesazhe në vend që të kontrolloni rrjetet sociale të ish-it tuaj.
Mendoni për një aktivitet që ndihet realist dhe i menaxhueshëm për t’u bërë ndërkohë që po vononi dëshirën për të kontrolluar informacionin e ish.
Shkruani planin tuaj dhe mbajeni para jush për t’iu referuar kur të jetë e nevojshme. Për shembull: “Herën tjetër që do ndjej dëshirën për të kontrolluar Instagramin e tij, do t’u dërgoj mesazh/u telefonoj njerëzve të mëposhtëm/bëj këtë aktivitet)”, citon Anabel.
4. Përqendrohuni në arsyet pse lidhja nuk funksionoi
Reflektoni për arsyet e përfundimit të marrëdhënies. Me shumë mundësi, sado e dhimbshme të jetë, ka disa arsye të vlefshme pse përfundoi. Përqendrimi kryesisht në kujtimet pozitive që lidhen me marrëdhënien ka të ngjarë të intensifikojë ndjenjat e thyerjes së zemrës dhe t’ju pengojë të keni një pikëpamje të ekuilibruar për marrëdhënien.
Shumë njerëz kanë një tendencë për t’u përqendruar në kujtimet pozitive pas një ndarjeje, gjë që rrit vuajtjet e tyre dhe i bën ata të anashkalojnë aspektet negative të marrëdhënies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëhemi simpatik?
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak