LAJMI I FUNDIT:

Ndalja e pagave për grevistët, ministri Murati të enjten përballet me deputetët

Ndalja e pagave për grevistët, ministri Murati të enjten përballet me deputetët

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në seancën e së enjtes të thirret për interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në një konferencë për medie tha se ftesa e Muratit lidhet me vendimin e tij, siç e ka quajtur arbitrar, për ndalimin e pagave dhe presionin mbi pushtetin lokal.

“Pika e parë në këtë seancë ka të bëjë me interpelancën që e kemi kërkuar për ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe që lidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe ndërhyrjen në autonominë e komunave”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.


“Për ne, roli i qeverisë është të ndihmojë në situata të vështira dhe jo me vendime arbitrare të pengoj punën e organizatave buxhetore, në këtë rast të komunave, e të bëjë presion te administrata në forma të ndryshme”, shtoi ai.

Nuk u dalin pagat mësimdhënësve, Kushaj: Jemi në pritje
Lexo po ashtu Nuk u dalin pagat mësimdhënësve, Kushaj: Jemi në pritje

Sipas tij, Projektligji për Zyrtaret Publikë i miratuar nga Qeveria e Kosovës është ndërhyrje flagrante në shërbyesit civil.

“Ne si grup parlamentar do të ngrisim çështjen në Kuvend për Ligjin e miratuar në Qeveri për Zyrtarët Publikë. Kemi të bëjmë me një ndërhyrje flagrante që 20 vjet, drejtpërdrejt në stafin dhe shërbimin civil përmes kontratave të tyre dhe cenimit të afateve që bie ndesh me parimet evropiane dhe punën që kemi bërë deri më tani”, përfundoi Tahiri. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ekonomi
Kalo në kategori