LAJMI I FUNDIT:

Hill: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova

Hill: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk mund të bëhet asnjë analogji mes situatës së luftës së Kosovës para 23 vjetësh dhe pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për Putinin, Hill tha se “atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”.

Hill, për televizionin “Nova S”, ka deklaruar se  presidentit rus, Vladimir Putin, as që i intereson Kosova, pavarësisht që e ka përmendur disa herë.

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, para 23 vjetësh, ka ndonjë ngjashmëri me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmeve të armatosura në ndërtesat e banueshme ku jetojnë civilët. Nuk shohim asnjë analogji mes dy situatave”, ka shpjeguar Hill, transmeton Telegrafi.


Ambasadori amerikan ka komentuar qëndrimin e presidentit rus Putin, që përmendte pavarësinë e Kosovës si raste të ngjashme me ato të tokave të aneksuara ukrainase, të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, pasi sipas tij [Putinit], tashmë është krijuar një precedent.

“Unë mendoj që atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”, tha Hill.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, ambasadori amerikan thotë se “Serbia po përpiqet ta harmonizojë politikën e saj me Perëndimin dhe se i ka shprehur qartë qëndrimet e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori