LAJMI I FUNDIT:

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët, për dyshimin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt, F.L. ka privuar nga jeta viktimën B.V. në një mënyrë mizore, për motive ende të panjohura.

Pas kryerjes së vrasjes, ai ka groposur viktimën në një vend të shkretë, me qëllim që të fshehë dhe zhdukë gjurmët, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Lexo po ashtu Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur më 5 shkurt 2025 nga disa persona të fshatit Manastirc, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.

Pas këtij zhvillimi, F.L. është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh për dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së rëndë”, sipas nenit 173, paragrafit 1, nënparagrafit 1.4 të KPRK-së.

Prokuroria ka kërkuar që ai të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, duke vazhduar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori