Pas hipnotizimit që na bëri Bella Hadid e cila hyri në sfilatë thuajse nudo dhe doli me një fustan të bardhë, njerëzit u zgjuan dhe kanë pyetje
Si mund të kthehet spërkatësi i përdorur në një fustan prej së vërteti? Ç’magji bënë dizajnerët dhe ekspertët e Coperni gjatë prezantimit të koleksionit Pranverë/Verë 2023?
Në fakt teknika e spërkatjes u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres.
Likuidi i Fabrican përmban fibra pambuku ose sintetike, të cilat qëndrojnë “pezull” në një tretësirë polimeri që avullohet kur bie në kontakt me trupin. Pas veshjes, mund të hiqet dhe të kthehet përsëri në solucionin fillestar, gati për ripërdorim.
Bashkëthemeluesit e Coperni, Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant kanë punuar me Torres dhe ekipin e tij në Qendrën e Inovacionit Bioscience të Londrës për plot 6 muaj për të zhvilluar fustanin e famshëm që mbajti veshur Hadid.
“Është detyra jonë si stilistë të provojmë gjëra të reja dhe të tregojmë një të ardhme të mundshme”, – u shpreh Meyer, i cili është gjithashtu drejtor kreativ i markës. “Ne nuk do të fitojmë para për këtë, por është një moment i bukur – një përvojë që krijon emocione.”
Shfaqja ishte e mbushur plot me momente virale. Coperni prezantoi gjithashtu një version solid ari të çantës së tij Swipe, me vlerë 100,000 €; veshje dhe aksesorë holografikë me lule; copa të mbuluara me copëza xhami, etj.
Me një prezantim si ky, Coperni ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të rinj të luksit anembanë botës, të cilët janë tërhequr nga ndjesia e tij e risisë dhe çmimi i aksesueshëm i luksit (çantat nga 600-1100 euro).
Burimi: Elle, Vogue Bussines
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Bëni sytë të duken të ngrehur me këto truke që i sugjeron influencerja në Instagram
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Psikologët këshillojnë, kjo fjali rrit fort vetëbesimin e fëmijëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'