LAJMI I FUNDIT:

Suedia pretendon se ka gjetur gypin e katërt të dëmtuar në gazsjellësin Nord Stream

Suedia pretendon se ka gjetur gypin e katërt të dëmtuar në gazsjellësin Nord Stream

Rojet bregdetare të Suedisë pretendojnë se kanë gjetur gypin e katërt, nga i cili ka pasur rrjedhje gazi në Nord Stream.

Ata njoftuan se kanë lokalizuar rrjedhjen e gazit, pasi që të hënën dy gypa tjerë që transportojnë gazin nga Rusia në Gjermani u dëmtuan – duke shkuar numri total në tri, transmeton Telegrafi.

“Dy nga katër gypat e dëmtuar gjenden në zonën ekskluzive të Suedisë”, ka thënë zëdhënësja e rojave bregdetare Jenny Larsoon.


Dy gypat e tjerë të dëmtuar gjenden në Danimarkë në zonën ekskluzive ekonomike.

E burime brenda forcave të armatosura të Britanisë kanë thënë për Sky News, se rrjedhja e gazit në Detin Baltik ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve shpërthyese nën ujë që janë aktivizuar nga distanca.

Ai shtoi se minat kanë mundur të lëshohen në fund të detit me litar të gjatë, që mund të jenë lëshuar nga ndonjë anije e ndalur para tubacioneve të gazsjellësit apo edhe me dron muaj apo vite më parë.

Kur është zbuluar rrjedhja e parë, gazi ishte shpërndarë në Baltin Baltik tri ditë më parë. Qendra suedeze e sizmologjisë, më herët ka njoftuar se stacionet e saj kanë regjistruar “shpërthime nënujore”, në zonën ku edhe ka ardhur deri te rrjedhja e gazit.

“Nuk ka dyshim që kanë qenë shpërthime”, tha Bjorn Lund, sizmolog nga Uppsala që është pjesë e rrjetit kombëtar të sizmologjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori