Reperi i njohur, Kanye West të mërkurën (28 shtator) hyri në Instagram me një surprizë për më shumë se 17.4 milionë ndjekës – vendosi një foto të ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij.
Artisti 45-vjeçar muzikor postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira.
“E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë narrativin”, ka shkruar West në sqarimin e tij, shkruan DailyMail.
West ka patur pak acarim në të kaluarën me Jennerin, duke përdorur në mediat sociale ankesat e tij me 66 vjeçen, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian, 41 vjeçe.
Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner e kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy.
Ai postoi një imazh të bashkëpunëtores së Kylie, Victoria Villarroel, duke thënë: “Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të bëni Playboy siç bëri ajo Kylie dhe Kim.
“Hollywood është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time”, tha Kany, i cili ndan katër fëmijë me Kim: North, nëntë, dhe Chicago, katër, dhe djemtë Saint, gjashtë, dhe Psalm, tre.
“Unë merrem me varësinë dhe Instagram e promovon atë. Nuk do të lejojë që kjo t’i ndodhë Northyt dhe Çikagos”, shtoi reperi.
Jenner ishte e mërzitur për akuzat që West i bëri asaj, pasi ajo mendon se nuk ka bërë “asgjë tjetër veçse është përpjekur ta ndihmojë”, thanë burimet për HollywoodLife.
“Kris nuk ka bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të ndihmojë Kanye dhe të ndërmjetësojë tensionin mes tij dhe Kim. Kris është lënduar me të vërtetë nga komentet e tij dhe ajo e bëri të ditur këtë”, tha një burim.
“Kris punon kaq shumë për t’u siguruar që të gjithë në familjen e saj të mbahen të sigurt dhe ajo do ta mbrojë familjen e saj sado që të mundet. Por ajo e di që nëse do të fliste dhe do t’i përgjigjej Kanyes se ai vetëm do ta përshkallëzonte situatën dhe kjo është gjëja e fundit që ajo dëshiron ose ka nevojë në këtë moment. Kim është nëna e fëmijëve të tij dhe Kris mendon se duhet ta respektojë atë dhe t’i mbajë fëmijët larg saj”, thanë tutje të njëjtat burime.
Një burim i dytë i tha faqes se ndërsa Jenner ishte ‘plotësisht i tronditur’ për sulmin e West ndaj saj, ajo është mësuar që ai të sulmoi familjen në mediat sociale dhe ‘nuk mendon se ai do të ndryshojë vërtet ndonjëherë’.
Burimi tha se Kris “është e shqetësuar që ai jo vetëm që po poshtëron Kim dhe veten e tij, por edhe futja e fëmijëve në të është e papranueshme”.
West e krahasoi Jenner me liderin e Koresë së Veriut Kim Jongun në një postim në korrik 2020 në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'