LAJMI I FUNDIT:

Renderet e Galaxy S23 të Samsung zbulojnë një ndryshim të rëndësishëm në dizajn

Renderet e Galaxy S23 të Samsung zbulojnë një ndryshim të rëndësishëm në dizajn

Renderet jozyrtare të smartfonit të ardhshëm të Samsung kanë zbuluar një ndryshim të rëndësishëm të dizajnit në krahasim me modelet e këtij viti Galaxy S22 dhe S22 Plus.

Telefonat në rendere nuk kanë modulin e njohur të kamerës së fryrë, por më tepër tre lente kamerash të spikatura. Dizajni është i ngjashëm me Galaxy S22 Ultra të këtij viti, por ka një kamerë më pak.

Ndryshe, specifikimet e Galaxy S23 dhe S23 Plus do të jenë të ngjashme me ato të modeleve të këtij viti. S23 do të përdorë një ekran 6.1 inç, ndërsa S23 Plus do të përdorë një ekran më të madh 6.6 inç. Të dyja pajisjet do të kenë nga tre kamera të pasme, por nuk dihen ende specifikat e tyre.


Dhe ndërsa Galaxy S23 dhe S23 Plus ndoshta do të jenë vetëm një hap i vogël përpara në krahasim me modelet aktuale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Galaxy S23 Ultra, i cili do të ketë një kamerë me rezolucion shumë më të lartë në krahasim me S22 Ultra.

Bëhet fjalë për sensorin e ri 200 MP të Samsung, i cili duhet të bëjë fotografi më të detajuara në krahasim me sensorin 108 MP.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion për datën e mbërritjes së pajisjeve të reja dhe çmimet e tyre, por Samsung zakonisht prezanton flamurët në fillim të vitit. Seria S22 u prezantua në shkurt dhe seria S21 në janar. Kjo do të thotë se kanë mbetur edhe pak muaj për të pritur Galaxy S23, kështu që më shumë detaje mund të dalin ndërkohë. /Telegrafi/