Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Derisa në qytetet e tjera qytetarët paguajnë 50 centë për një bukë, nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë.
Kjo është hera e dytë që po ngritet çmimi i bukës brenda një viti dhe për këtë gjë qytetarët janë të indinjuar.
Hysen Fetia, i cili sapo kishte blerë bukë në furrë u shpreh i nervozuar, tha për Telegrafin tha se po t’i peshosh tri bukë peshojnë rreth 1 kilogram, kurse për të njëjtat duhet paguar 1.8 euro.
“Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bjen që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm 100 euro pension. Kjo nuk është në rregull”, tha Fetia.
Ndërsa qytetarja Sahadete Gërguri, thotë krahas ngritjes së çmimeve të tjera është e papërballueshme edhe ngritjen e çmimit të bukës.
“Mjerë për atë që i ka kushtet e rënda ekonomike. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata. Unë personalisht e kam të vështirë ta përballoj këtë fluks të shtrenjtimeve. Burrin e kam pensionist, kurse djemtë i kanë pagat shumë të ulëta. Nuk ka se ku të shkojë më vështirë për ne”, u shpreh ajo.
I shqetësuar me ngritjen e çmimeve u shpreh edhe Naser Gërguri. Ai tha se çdo ditë në Kosovë ka ngritje të çmimeve në secilin sektor.
“Nuk ke si ta presësh mirë këtë, ka ngritje të çmimit në të gjithë artikujt jo vetëm te buka. Buka është produkt elementar dhe unë nuk e di si do të mund ta përballoj këtë ngritje të çmimeve. Nuk e di as vet se si do t’ia bëj. Këtu çdo ditë ka ngritje të çmimit të energjisë elektrike dhe të çdo artikulli”, tha Gërguri.
Qytetarët e Kosovës duhet të hanë më pak bukë , thotë Mexhid Bajrami. Ai tha se nuk është mirë që është ngrit çmimi i bukës, por qytetarëduhet të fillojnë të konsumojnë patate në vend të bukës.
“Duhet të hamë bukë më pak. Gjermanët kanë ngrënë vetëm patate për shumë vite. Edhe ne mundemi të hamë diçka tjetër dhe jo vetëm bukë. Por, nuk është mirë që është ngritur çmimi i bukës”, tha Bajrami për Telegrafin.
Në Prishtinë dhe qytetet të tjera çmimi i bukës vazhdon të jetë 50 centë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City