LAJMI I FUNDIT:

Nunez tashmë etiketohet si transferi më i dështuar i këtij sezoni në Ligën Premier

Nunez tashmë etiketohet si transferi më i dështuar i këtij sezoni në Ligën Premier

Ish-sulmuesi i Aston Villas, Gabby Agbonlahor ka kritikuar nënshkrimin e ri të Liverpoolit, Darwin Nunez, duke e quajtur atë transferimin më të keq në këtë sezon të Ligës Premier.

Eksperti i TalkSPORT bëri edhe krahasime mes uruguaianit dhe ish-sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukakut.


Nunez mbërriti në Anfield këtë verë nga Benfica për 100 milionë euro, pasi Reds zëvendësuan Sadio Manen, i cili u largua për te Bayern Munich.

City apo Liverpool, kush e ka më të mirin: Krahasohen statistikat mes Haalandit dhe Nunez
Lexo po ashtu City apo Liverpool, kush e ka më të mirin: Krahasohen statistikat mes Haalandit dhe Nunez

23-vjeçari ka luftuar për të bërë një ndikim në Merseyside deri më tani, megjithëse vjen me statistika mbresëlënëse pasi ka shënuar 34 gola në 41 paraqitje për gjigantët portugez sezonin e kaluar.

Pavarësisht se ka luajtur vetëm në tre ndeshje në Ligën Premier deri më tani këtë sezon për shkak të një pezullimi, eksperti i TalkSPORT, Agbonlahor drejtoi disa fjalë të ashpra ndaj Nunez.

Ish-lojtari i Villa deklaroi: “Kur shikoj edhe Nunezin, ndihem sikur edhe prekja e tij e parë nuk është aq e mrekullueshme”.

Nunez, Raphinha, Sterling: Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë për çdo pozicion deri më tani në këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Nunez, Raphinha, Sterling: Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë për çdo pozicion deri më tani në këtë afat kalimtar

“Ne shpejt e quanim Lukakun ‘Çizme Timberland’ kur ishte në trend në Twitter kur ai kishte prekje të këqija në ndeshje. Nunez duket sikur ka veshur dy palë ‘Timberlands’”.

Kjo përgjigje erdhi pasi Agbonlahorit iu kërkua të emëronte nënshkrimin më të keq deri më tani në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori