LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Pogba”: Situata duket më serioze se sa paraqitet në publik

Rasti “Pogba”: Situata duket më serioze se sa paraqitet në publik

Detaje të tjera të rastit “Pogba” janë shfaqur pas videove të së premtes së kaluar të Mathias Pogbas, në të cilat, ndër të tjera, ai akuzoi vëllain e tij Paul për përdorimin e magjistarëve kundër Kylian Mbappes.

Pjesa e fundit citon një hetim nga zyra e prokurorit të Parisit, duke pretenduar se lojtari i Juventusit pranon se ka përdorur një magjistar për t’u mbrojtur nga lëndimet e shpeshta që pësoi, por mohon ta ketë përdorur atë për të dëmtuar Mbappen.


“Kurrë nuk kam menduar të dëmtoj askënd”, u tha Paul Pogba hetuesve nga Zyra Qendrore e Francës për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), sipas Daily Mail.

Presidenti i klubit francez nuk befasohet nga skandali i “Familjes Pogba”
Lexo po ashtu Presidenti i klubit francez nuk befasohet nga skandali i “Familjes Pogba”

Gazeta angleze raporton gjithashtu detaje të mëtejshme të hetimit në të cilin Pogba pretendon se persona të armatosur e sulmuan atë në periferi të Parisit më 19 mars dhe i kërkuan më shumë se 12 milionë euro.

“Isha i frikësuar. Dy djemtë më drejtuan armët”, u shpjegoi ai hetuesve. “Duke qenë se më mbanin ashtu me armë, u thashë se do të paguaj”.

“Më bërtitën: ‘Hesht, shiko poshtë’. Kur dy personat me kapuç u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja sepse përndryshe të gjithë ishim në rrezik”.

Publikohet video e re nga vëllai i Paul Pogbas: Mathias e akuzon atë se ka shpenzuar miliona për magji
Lexo po ashtu Publikohet video e re nga vëllai i Paul Pogbas: Mathias e akuzon atë se ka shpenzuar miliona për magji

Shqetësim në kombëtaren franceze

Kombëtarja franceze nuk është e panjohur për atë që po ndodh me Pogban , siç foli Raphael Varane në daljen e tij në media.

“A flisni mes jush për të gjitha këto?”, u pyet mbrojtësi. “Ne përpiqemi të qëndrojmë të fokusuar në fushë. Kjo është ajo që duhet të jetë e para për ne”.

Vëllai i Paul Pogbas kërcënon se do të nxjerrë skandale të mesfushorit të Juventusit dhe Kylian Mbappes
Lexo po ashtu Vëllai i Paul Pogbas kërcënon se do të nxjerrë skandale të mesfushorit të Juventusit dhe Kylian Mbappes

“Tani, ne nuk jemi të pandjeshëm ndaj asaj që po ndodh rreth nesh, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz që njohim. Ne jemi të shqetësuar, në një farë mënyre”.

“Në brendësi, gjërat po shkojnë shumë mirë, edhe nëse ka pak zhurmë rreth kombëtares franceze dhe futbollit francez”.

“Ne jemi të fokusuar në objektivin tonë dhe duam të jemi sa më profesionistë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori