LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e re nga vëllai i Paul Pogbas: Mathias e akuzon atë se ka shpenzuar miliona për magji

Publikohet video e re nga vëllai i Paul Pogbas: Mathias e akuzon atë se ka shpenzuar miliona për magji

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias ka publikuar një tjetër video dhe ka akuzuar yllin e Juventusit se ka shpenzuar miliona për magji për ta mbrojtur atë nga lëndimet.

Të dielën, 32-vjeçari postoi një video të çuditshme tre-minutëshe dhe premtoi të zbulojë informacione “shpërthyese” për fituesin e Kupës së Botës.


Në përgjigje të vëllait të tij, Pogba tha se ai u kishte thënë autoriteteve italiane dhe franceze se një  bandë e organizuar kriminale që përfshin vëllain dhe miqtë e tij të fëmijërisë e kanë shantazhuar atë  për një shumë prej 13 milionë euro dhe madje e kanë tërhequr zvarrë në një apartament në Paris ndërsa e njohu vëllain e tij mes personave të maskuar në mars.

Mediat franceze tregojnë se për çfarë arsye po e kërcënon Mathias, vëllain e tij - Paul Pogban
Lexo po ashtu Mediat franceze tregojnë se për çfarë arsye po e kërcënon Mathias, vëllain e tij - Paul Pogban

Mathias, i cili luajti në Angli me Creëe dhe Craëley, më pas u kundërpërgjigj dhe e quajti vëllain e tij gënjeshtar.

Dhe ai tani ka shpërndarë një video tjetër, të shoqëruar nga një seri postimesh në Twitter, duke pretenduar se Pogba shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të pagës së tij për magji – kryesisht për të parandaluar shfaqjen e problemeve të lëndimeve.

Elementi i magjisë është një pjesë thelbësore e historisë pasi Pogba i tha policisë se banda kërcënoi të shpikte një lajm të rremë që Pogba i kërkoi një magjistare të bënte magji për shokun e skuadrës Kylian Mbappe.

Pogba pretendon se ai është subjekt i një komploti shantazhi prej 13 milionë eurosh nga një bandë që përfshin vëllain e tij
Lexo po ashtu Pogba pretendon se ai është subjekt i një komploti shantazhi prej 13 milionë eurosh nga një bandë që përfshin vëllain e tij

Pogba e mohon fuqimisht se e ka bërë një gjë të tillë, por ESPN thotë se klani Mbappes po i vëzhgon gjërat nga afër dhe se trajneri i Francës, Didier Deschamps është në dijeni të situatës.

Duke ndier se ata nuk janë kujdesur financiarisht nga Pogba që nga ngritja e tij në famë, grupi nga periferitë lindore të Parisit dyshohet se kanë kërkuar shuma të mëdha parash.

Vëllai i Paul Pogbas kërcënon se do të nxjerrë skandale të mesfushorit të Juventusit dhe Kylian Mbappes
Lexo po ashtu Vëllai i Paul Pogbas kërcënon se do të nxjerrë skandale të mesfushorit të Juventusit dhe Kylian Mbappes

Pogba ndërpreu lidhjet me një individ pasi zbuloi se ai përdori kartën e tij të kreditit për të vjedhur 200,000 euro dhe e përzuri nga shtëpia e tij në Mançester.

Zyrtarët francezë thonë se ai i ka paguar grupit 100,000 euro pas frikësimit të vazhdueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori