LAJMI I FUNDIT:

Putin dëshiron të krijoj përshtypje se vazhdimisht po punon, shkon në pushime – të gjitha videot e tij që janë transmetuar së fundmi janë regjistruar më herët

Putin dëshiron të krijoj përshtypje se vazhdimisht po punon, shkon në pushime – të gjitha videot e tij që janë transmetuar së fundmi janë regjistruar më herët

Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, dhe më pas u nis për pushime.

Kështu të paktën pretendojnë ato pak media të pavarura ruse, që thonë se Putin vendosi të pushojë në rezidencën e tij në liqenin Valdaj.

Videoja e Putinit që shpall mobilizimin e pjesshëm ishte transmetuar në ora 8 të mëngjesit, por mediat ruse pretendojnë se ajo është filmuar më herët, pasi presidenti rus në atë kohë zakonisht është akoma në gjumë.


Më vonë atë ditë, Putin udhëtoi në Novgorod, ku vizitoi shkollën teknike dhe ndoqi një koncert.

Menjëherë pas koncertit, kishte vendosur të bëjë një pauzë dhe të shkojë për pushime që do të zgjasin të paktën një javë.

Në anën tjetër, burime brenda Kremlinit pretendojnë se zyra për informim, ditëve në vazhdim do të publikojë pamjet e Putinit në shoqërimin e bashkëpunëtorëve, por të gjitha këto video janë realizuar më herët, pasi që Moska dëshiron të krijojë përshtypjen që presidenti vazhdimisht është duke punuar.

Një video e tillë tashmë është transmetuar, e në të Putin është i shoqëruar nga Vitali Mutko. Rikthimi i Putinit pritet të ndodhë në fund të javës së ardhshme.

Burime tjera nga Kremlini pretendojnë se Putin nga e premtja gjendet në rezidencën e tij në liqenin Valdaj në rajonin e Novgorod. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Botë
Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Serbia
Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Azia
Republikani dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Cheney: Do të votoj për Kamala Harrisin

Republikani dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Cheney: Do të votoj për Kamala Harrisin

Amerika
Kalo në kategori