LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në OKB bëri thirrje për ‘ndëshkimin’ e Rusisë

Zelensky në OKB bëri thirrje për ‘ndëshkimin’ e Rusisë

Rusia duhet të përballet me “dënim të drejtë” për pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në një video të regjistruar paraprakisht, Zelensky bëri thirrje për krijimin e një tribunali të posaçëm lufte dhe të detajuar për krimet e supozuara të luftës nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu sugjeroi një “formulë” paqeje, duke përfshirë më shumë mbështetje ushtarake dhe për të ndëshkuar Rusinë në skenën botërore.


Fjalimi i tij mori ovacione nga shumë prej të pranishmëve në seancë.

Në fjalën e tij hyrëse, Zelensky akuzoi Rusinë se ka shkaktuar “turbulenca katastrofike” me “luftën e saj të paligjshme”.

Ai foli në të njëjtën ditë kur presidenti rus Vladimir Putin thirri 300 mijë rezervistë ushtarakë për detyrë, një veprim që shkaktoi protesta të rralla në rrugët e Rusisë.

Zelensky tha se masa tregoi se armiku i tij nuk ishte serioz për bisedimet e paqes.

Ai dënoi planet e shpallura së fundmi në zonat e pushtuara nga Rusia të vendit të tij për të mbajtur të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë – një plan i denoncuar nga udhëheqësit perëndimorë në OKB të martën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori