LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët italianë po shpresojnë që Kante të mos rinovojë me Chelsean, kanë gati oferta për francezin

Gjigantët italianë po shpresojnë që Kante të mos rinovojë me Chelsean, kanë gati oferta për francezin

N’Golo Kante është njëri nga futbollsitët më të rëndësishëm të Chelseat në gjashtë vitet e fundit.

Mesfushori francez ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm te londinezët duke fituar të gjitha titujt e mundshëm.


Megjithatë kontrata e tij me Chelsean skadon në verën e vitit 2023 dhe francezi ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për rinovimin e saj.

31-vjeçari ka për qëllim të mbetet në Stamford Bridges, por ai kërkon një kontratë tre vjeçare me pagën aktuale që ka.

Megjithatë klubi londinez nuk dëshiron t’i ofrojë më shumë se dy vite dhe këtu është ngërçi që nuk është zgjidhur.

Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha si Milan dhe Juventus janë të interesuara për ta transferuar francezin.

Të dyja skuadrat tanimë kanë kontaktuar agjentët e futbollistit dhe kanë pyetur rreth kushteve që ka francezi.

Kante do të ishte një përforcim i madh si për Milanin ashtu edhe për Juventusin dhe nëse ai nuk rinovon me Chelsean, atëherë do të jetë një garë e madhe nga dy gjigantët italianë për të siguruar shërbimet e një top mesfushori siç është reprezentuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori