LAJMI I FUNDIT:

Putin urdhëron “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në Ukrainë

Putin urdhëron “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin po i adresohet kombit për herë të parë, që kur urdhëroi dërgimin e trupave ruse në Ukrainë për ta pushtuar këtë vend.

Në videon e tij më të fundit, ai thotë se “qytetarët e Donetskut, Luhanskut, Khersonit, Zaporizhzhia dhe rajoneve tjera janë çliruar nga regjimi nazist”, transmeton Telegrafi.

“Po flasim për hapat që do të mbronin sovranitetin tonë dhe të mbështesim ëndrrën dhe dëshirën e qytetarëve tanë që të vendosin për veten”, shtoi presidenti rus.


Ai gjithashtu theksoi se vendet perëndimore po tentojnë të “bllokojnë” çfarëdo pavarësie apo zhvillimi, duke aluduar në paralajmërimet për referendume në rajonet e okupuara nga rusët dhe separatistët pro-rusë.

Putin ka urdhëruar “mobilizimin e pjesshëm” të rezervistëve – duke theksuar se një dekret i tillë tashmë është nënshkruar.

“Dua të theksojë se është mobilizim i pjesshëm. Vetëm ata që janë rezervist do të pranohen”, shtoi Putin duke pranuar se mobilizimi do të fillojë nga sot. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina godet

Ukraina godet "depo municioni" brenda Rusisë

Evropa
Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Evropa
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Kalo në kategori