Këshillat që do t’ju ndihmojnë t’i edukoni fëmijët që të mos jenë egoistë
Nuk ka më mirë se kur fëmijët luajnë bashkë dhe shkojnë mirë ndërmjet vete, këto janë këshillat që do t’ju ndihmojnë që fëmijës tuaj t’ia rrënjosni zakonin e tillë.
Nëse duam që fëmijët të mësojnë të ndajnë lodrat ose ushqimin me të tjerët, patjetër duhet t’ua mësojmë këtë, transmeton Telegrafi.
Ndarja e lodrave dhe çdo gjë tjetër është shkathtësi sociale, jo diçka e natyrshme, pra mësohet me kalimin e kohës. Prandaj, supozimet e prindërve që fëmijët do të bëjnë atë që të rriturit instinktivisht e konsiderojnë të drejtë janë kryesisht të gabuara.
Veç tjerash, çfarë është e drejtë e çfarë jo, është përcaktuar me zakonet dhe kulturën e pashkruar, ndërsa fëmija në fillimin e jetës është i motivuar vetëm me nevojat dhe dëshirat e veta.
Ndarja e lodrave gjithsesi nuk është njëra ndër ato zakone.
Lavdërimi si nxitje
Nëse duam që fëmijët të mësojnë të ndajnë lodrat apo ushqimin, duhet patjetër t’ua tregojmë atë me shembull. Në moshën derisa janë të vegjël dëshirojnë të imitojnë prindërit, gjyshat dhe gjyshet, prandaj së shpejti do të na pasojnë edhe kur është fjala për ndarjen.
Çdo përpjekje e fëmijës që diçka të ndajë me të tjerët duhet lavdëruar, në mënyrë që fëmija veprimin e vet ta kuptojë si diçka pozitive dhe si një përvojë të këndshme. Është e thjeshtë, në atë moshë fëmijët kanë nevojë për motivim të mirë dhe do të ndajnë gjërat që duan.
Nuk mund të presim, shpjegojnë psikologët, që në moshën tre, gjashtë apo nëntë vjeç, një fëmijë të jetë gati të edukojë veten, vetëm sepse një sjellje e tillë është e duhura! Është një rrugë shumë e gjatë që përfshin zhvillimin e ndjeshmërisë, ndërgjegjësimin e njerëzve të tjerë, si dhe adoptimin e vlerave morale, që kërkon ende kohë.
Në vend që të turpërohemi, të kërkojmë falje ose të shmangim këndin e lojërave vetëm sepse fëmija ynë nuk dëshiron të lëvizë nga lëkundjet edhe pas gjysmë ore ose të vjedhë lopatën e një fëmije tjetër, duhet të përpiqemi të organizojmë një lojë me lodra të përbashkëta. Kjo përvojë mund ta inkurajojë fëmijën të heqë lodrën e tij dhe të marrë lodrën e dikujt tjetër, që i intereson.
Edhe pse në fillim do ta bëjnë për kuriozitet dhe jo sepse duhet, me kalimin e kohës do ta shohin që është argëtuese, duke zotëruar njëkohësisht edhe artin e ndarjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
E dini cilat rreziqe i shkakton masturbimi në shtatzëni?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët