LAJMI I FUNDIT:

Grumbullohet Kosova U-19, Krasniqi: Shumica e futbollistëve nga Diaspora i janë përgjigjur ftesës

Grumbullohet Kosova U-19, Krasniqi: Shumica e futbollistëve nga Diaspora i janë përgjigjur ftesës
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-19 është grumbulluar në kamp disaditor në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2023, që do të mbahen prej 17 deri më 23 nëntor në Suedi.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka në dispozicion po thuajse të gjithë futbollistët që synon t’i ketë në ndeshjet kualifikuese, teksa në kuadër të këtij kampi do t’i luajë dy ndeshje testuese me skuadrat e Ligës së Parë, Drenasin dhe 2 Korrikun.


Trajneri është shprehur i kënaqur që ftesës së tij i janë përgjigjur pothuajse të gjithë futbollistët.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Ky është një grumbullim në datat e lira nga UEFA e FIFA. Shumica e futbollistëve nga Diaspora i janë përgjigjur ftesës, përjashto dy lojtarë dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësinë të punojë me ekip të kompletuar”.

“Ekziston motivi i madh tek lojtarët për ta përfaqësuar shtetin e vet në ndeshjet kualifikuese. Ky grumbullim është një test po thuajse i fundit para kualifikueseve, ku do të kemi edhe dy ndeshje miqësore. Në këto ndeshje do ta shohim formën e këtyre futbollistëve, sidomos të këtyre të Diasporës, me të cilët nuk jemi parë që nga muaji prill”.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Ky grup është shumë më kompakt se ai i vitit të kaluar dhe shpresoj se do të bëjmë një rezultat sa më të mirë në kualifikime”, ka theksuar Krasniqi.

Kosova në kualifikimet e muajit nëntor bën pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Qipron dhe Suedinë, si nikoqire e ndeshjeve kualifikuese.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori