LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjenti i FSB-së ruse: Putini do të rrëzohet nga pushteti si pasojë e humbjeve të mëdha në Ukrainë

Ish-agjenti i FSB-së ruse: Putini do të rrëzohet nga pushteti si pasojë e humbjeve të mëdha në Ukrainë

Ish-agjenti i FSB-së ruse dhe njëherit nacionalist i djathtë Igor Girkin i njohur me nofkën Strelkov, i ka thënë miqve të tij në Telegram, se Vladimir Putin mund të rrëzohet nga pushteti për shkak të humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë.

Në postimin e tij më të fundit, Girkin tha se shoku i ri i luftës apo edhe ai ekonomik, mund ta sjellin Putinin drejt fundit të tij, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka që nevojitet që Putin të merr fund është shpërthimi i inflacionit apo edhe ndonjë mossukses tjetër ushtarak në Ukrainë”, shtoi Girkin.


Kujtojmë që së fundmi Girkin ka theksuar se Rusia tashmë ka humbur luftën.

“Tashmë kemi humbur, ka mbetur vetëm çështje kohe”, pati deklaruar ai në fillim të gushtit.

E që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, Girkin larg vijave të frontit publikonte pamje me të cilat kritikonte lëvizjet e ushtrisë ruse si dhe menaxhmentit të saj.

Gjithashtu, ai ka zbuluar detaje lidhur me konfliktet politike në rajonet e okupuara të Ukrainës, si dhe brenda ushtrisë ruse.

51-vjeçari, që është deklaruar si një nacionalist rus, ka qenë agjent i Shërbimit Sekret rus (FSB) nga viti 1996 e deri më 2013 në departamentin e anti-terrorizmit.

Girkin ka luftuar kundër çeçenëve, e sipas organizatave joqeveritare në Rusi, atje ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e shumë civilëve çeçenë.

Në vitin 2014 ishte në qendër të vëmendjes kur shpërtheu lufta mes separatistëve pro-rusë dhe ukrainasve. Kështu mblodhi personel të cilët i armatosi në Krime, ku me urdhër të tij janë organizuar edhe referendumet për shkëputje të Krimesë nga Ukraina.

Këto referendume ishin mbajtur nën kërcënimin e armës, pasi të gjithë ata që e kundërshtonin përfundonin në arkivol.

Pas referendumi u largua nga Krime, por sërish u kthye në Ukrainë, kësaj radhe në Donetsk – sërish për të mbledhur personel që i armatosi. Ekipi i tij mori nën kontroll objektet e autoriteteve lokale dhe shpalli formimin e DNR-së.

Ai madje një kohë ishte ministër i Mbrojtjes në DNR. E pas konfliktit me liderët lokalë të DNR-së është rikthyer në Rusi.

Girkin dyshohet se ka lidhje me rrëzimin e aeroplanit komercial të Malajzisë, ku si pasojë humbën jetën 298 pasagjerë, ndërsa Haga e akuzon për këtë vepër.

Nga Haka kërkojnë që ai të dënohet me burgim të përjetshëm, kurse gjyqi i Ukrainës e kërkon për shumë vepra tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina godet

Ukraina godet "depo municioni" brenda Rusisë

Evropa
Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Evropa
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Kalo në kategori