LAJMI I FUNDIT:

Si fatkeqësia natyrore e pengoi Lewandowskin të luante në Ligën Premier, ndërsa Real Sociedad i afroi 4 milionë euro për të

Si fatkeqësia natyrore e pengoi Lewandowskin të luante në Ligën Premier, ndërsa Real Sociedad i afroi 4 milionë euro për të

Historia e futbollit është me plot ‘po sikur të ndodhte’ dhe edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski ka historinë e tij.

Sensacioni polak, i cili dikur shënonte gola te Borussia Dortmund, Bayern Munich, dhe tash po e bën këtë edhe te Barcelona, ​​ishte gati të merrte një rrugë tjetër në vitin 2010.


Në atë vit, ai ndryshoi Lech Poznan për Borussia Dortmund, ku atëherë trajneri i ardhshëm Jurgen Klopp.

Një shpërthim vullkanik e mbajti Lewandowskin larg Ligës Premier

Përpara se të nënshkruante për skuadrën gjermane, Lewandowski ishte disa centimetra larg nga vendosja e stilolapsit në kontratë për klubin historik anglez Blackburn Rovers.

Polaku do të udhëtonte në Angli për të vizituar objektet e ekipit anglez… por më pas vullkani islandez Eyjafjallajökull shpërtheu dhe ndaloi trafikun ajror në Evropë për disa javë. Si rezultat i kësaj, Lewandowski nuk arriti të vizitojë objektet e Blackburn Rovers.

“A e ndryshoi kjo jetën time? Pa dyshim, ndoshta nëse do të kisha takuar Blackburn do të kisha qëndruar atje”, ka thënë polaku.

Dhe edhe para kësaj, Lewandowski kishte mundësinë të luante në La Liga.

Ishte Real Zaragoza që i hodhi sytë në atë që në atë kohë ishte golashënuesi më i mirë në ligën polake.

Interesi i ekipit u publikua nga media polake “Przeglad Sportowe” dhe MARCA i bëri jehonë këtij informacioni.

Zaragoza ishte e gatshme të paguante 4 milionë euro për yllin në zhvillim. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhi pastaj, ky ka të ngjarë të ishte investimi më i mirë i klubit spanjoll ndonjëherë.

Cilat janë hobi të Robert Lewandowskit?

Fakte të tjera pak të njohura për Lewandowski përfshijnë mënyrën e tij të jetesës dhe hobi.

Në një artikull të publikuar nga La Liga, theksohet se polaku është një adhurues i fitnesit dhe ky është një nga çelësat e formës së tij të mirë në moshën 34-vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Sipas këtyre informacioneve, Lewandowski kontrollon edhe pozicionet në të cilat fle për të shmangur dëmtimet. Ai gjithashtu menaxhon dietën e tij sa më shumë që të jetë e mundur.

Javi Martinez, shoku i tij i skuadrës në Bayern Munich, kishte treguar se sa shumë u përpoq që ta bindte që të provonte ndonjë ëmbëlsirë, por kurrë nuk ia kishte dal.

View this post on Instagram

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Sa i përket hobit, sulmuesit polak i pëlqen të luajë tenis, golf dhe mbi të gjitha të marrë pjesë në garat e Formula 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori