Sondazhet e kishin paralajmëruar. E, megjithatë, rezultati është sërish tronditës: Demokratët e Suedisë (jo dhe aq të denjë për emrin që mbajnë), trashëgimtarë të ekstremit të djathtë të një grupimi neo-nazist, u klasifikuan të dytët në zgjedhjet e fundit parlamentare, pas Partisë Socialdemokratike, e cila ka pasur për shumë vite një hegjemoni në politikën suedeze.
Kryeministrja në largim, Magdalena Anderson, e pranoi humbjen duke i hapur rrugë një shumice të re të përbërë nga e djathta dhe e djathta ekstreme, konturet e së cilës mbeten për t’u parë. Rritja e ekstremit të djathtë, nga pesë në 20.6 për qind të votave brenda 12 vitesh, ngre pikëpyetje serioze në një vend me një traditë të fortë socialdemokrate.
Pas disa ditësh, në Bashkimin Evropian do të zhvillohet disa zgjedhjeve të tjera që janë po ashtu shumë të rëndësishme, dhe që mund të fitohen nga e djathta dhe e djathta ekstreme.
Por, flasim për zgjedhjet në Itali, ku Giorgia Meloni, drejtuese e partisë Fratelli d’Italia, një formacion neo-fashist, mund të bëhet kryeministrja e ardhshme e vendit. Edhe në këtë rast, Meloni ka kaluar brenda disa vitesh nga periferia në qendër të skakierës politike italiane. Pra, brenda pak ditësh, dy vende të mëdha të Bashkimit Evropian – njëri në veri, dhe tjetri në jug – po anojnë drejt së djathtës ekstreme.
Secili nga këto dy shtete ka një kontekst të veçantë historik. Për shembull, në Itali, partia e Melonit ishte e vetmja që nuk ishte pjesë e koalicionit të madh në mbështetje të Mario Draghit, ish-guvernator i Bankës Qendrore Evropiane. Sot Meloni po korr frytet e këtij distancimi nga pjesa tjetër e klasës politike, edhe sepse qeveria Dragi nuk ka qenë në lartësinë e kërkuar.
Në Suedi, e djathta ekstreme e ka shfrytëzuar rritjen e ndjeshme të kriminalitetit vitet e fundit duke e lidhur atë me nivelin e lartë të emigracionit.
Në një shkallë evropiane, kjo dukuri nuk është aspak e re. Edhe në të kaluarën disa parti të ekstremit të djathtë kanë qenë pjesë e qeverive evropiane, si në Austri apo në Itali, me LEGA-n e Matteo Salvinit. Deri më sot Evropa i ka mbijetuar këtij fenomeni, por konteksti aktual është i ndryshëm nga e kaluara, midis pandemisë së Covid-19, pasojave të luftës në Ukrainë dhe rritjes së madhe të çmimeve të energjisë.
A është e mundur që këto zgjedhje të kenë një ndikim në nivel evropian? Kjo është një çështje kyçe në një kohë kur Evropa është e vendosur në mbështetje të Ukrainës dhe përshpejtimin e integrimit të saj. Më 15 shtator, Laurence Boone, ministre për Evropën në qeverinë franceze, shprehu “shqetësimin” e saj për përparimin e së djathtës ekstreme.
Po më 15 shtator, në Parlamentin Evropian, u miratua me një shumicë të gjerë një raport që e përkufizon Hungarinë e Viktor Orban si një “regjim hibrid dhe me autokraci elektorale”. Ai ilustron më së miri marrëdhëniet e tensionuara midis Budapestit dhe Brukselit mbi çështjet që lidhen me sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Kjo situatë është aq shqetësuese, sa Boone thotë se ndër përparësitë e tij është përgatitja për zgjedhjet për në Parlamenti Evropian që mbahen në pranverën e vitit 2024, pra 18 muaj më vonë. Pra, edhe një herë, ashtu si në vitin 2019, partitë e ekstremit të djathtë do të përpiqen që të forcojnë veten për të ndryshuar politikat e unionit.
Zgjedhjet parlamentare në Suedi dhe Itali nuk mjaftojnë për ta bërë kontinentin të lëkundet, por ato paralajmërojnë betejat e ardhshme. Dhe konteksti i luftës së Rusisë në Ukrainë vetëm sa i shton tensionet. /Burimi: “France Inter”/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë