LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani publikon listën e Përfaqësueses U21 të Kosovës: Për synimet varet vetëm nga shorti

Tovërlani publikon listën e Përfaqësueses U21 të Kosovës: Për synimet varet vetëm nga shorti

Afrim Tovërlani është prezantuar si trajner i ri i Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Njëri nga trajnerët më të mirë në vend do t’i drejtojë të ardhmen e vendit tonë, ku tanimë ka publikuar edhe listën me 25 futbollistë të ftuar.


“Janë bërë një muaj e gjysmë që jam emëruar selektor i Kosovës U21. Kuptohet, takimet e para do të jenë më të vështirë pasi ka disa prej futbollistëve që nuk i kam parë dhe nuk kam pasur bashkëpunim”.

“Do të jetë tubimi i parë. Të hënën udhëtojmë në Antalia dhe do të qëndrojmë dhjetë ditë ku do t’i shoh për së afërmi shumicën e futbollistëve”, tha Toverlani në konferencë.

“Kësaj radhe është një listë e cila nuk do të thotë se do të jetë edhe lista e njëjtë në nëntor. Gjatë muajit janar synojmë një takim që ta kemi të qartë se në cilën futbollistë mund të orientohemi dhe po shpresoj që të kemi fat në short”.

“Për synimet varet nga shorti. Por fillimisht duhet të shoh futbollistët. Do të nisem me modesti në synime”, deklaroi trajneri prishtinas.

Tutje i pari i shtabit teknik të Përfaqësueses U21 tha se do të ftohen të gjithë ata futbollistë që e meritojnë dhe përparësi kanë lojtarët që luajnë në ekipet e para dhe kanë minuta.

“Në fakt, mendoj që secili që e meriton, kudo qoftë që luan, duhet t’ia japim rastin. Patjetër që futbollistët kosovarë kam mundësi t’i përcjelli më tepër. Kam marrë listat e të gjitha klubeve të Superligës. Në mesin e tyre vetëm Trepça ’89 ka më shumë lojtarë të ri. Shumica e klubeve tjera kanë një ose dy te U21-shat, por që nuk kanë asnjë minutë në ndeshje. Përparësi kanë futbollistët që janë në ekipet e para, pavarësisht a luajnë në Kosovë apo jashtë”, tha Toverlani në konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori