LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e brendshme shkaktojnë pakënaqësi në LVV, largohen disa aktivistë

Zgjedhjet e brendshme shkaktojnë pakënaqësi në LVV, largohen disa aktivistë

Procesi i zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje po përcillet me disa pakënaqësi.

Disa aktivistë tashmë kanë deklaruar dorëheqjen për shkak se kandidaturat e tyre për drejtimin e strukturave lokale janë refuzuar.


Ramadan Beshiri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit i është refuzuar kandidatura për kryetar të qendrës në Mitrovicë, ka thënë se pavarësisht kësaj, nuk do të dalë nga partia, por do të bëjë opozitë nga brenda.

Beshiri ka thënë se kandidatura i është refuzuar për shkak se sipas tij figura e tij nuk iu është përshtatur disave në Prishtinë.

Ai ka potencuar se nuk i janë dhënë arsye objektive për refuzimin e kandidaturës së tij.

Nuk certifikohet në garën për kryetar të Qendrës së LVV në Podujevë, Maqastena: 22 kryetarë të pikave të LVV janë gati të japin dorëheqje
Lexo po ashtu Nuk certifikohet në garën për kryetar të Qendrës së LVV në Podujevë, Maqastena: 22 kryetarë të pikave të LVV janë gati të japin dorëheqje

“Dua të qëndroj nga brenda dhe të bëjë opozitë. Në një moment të caktuar eliminojnë kandidatë vetëm pse nuk përshtatemi disave në Prishtinë. Pardje në mëngjes, një vendim që më është kumtuar në formë verbale më është bërë i ditur se nuk jam certifikuar, duke mos më dhënë më shumë arsye”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Për dallim nga Beshiri, Shkëlzen Bislimi nga Lipjani, ka njoftuar se nuk do të jetë më aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të refuzimit që partia i ka bërë kandidaturës së tij për kryetar të qendrës së LVV në Lipjan.

Bislimi, është shprehur se e kanë ftuar në zyrat e LVV-së dhe zyrtarë të kësaj partie nuk e kanë lejuar as ta printojë e fotografojë arsyetimin e refuzimit.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë aktivist i LVV-së, që nga viti 2016

“Jam prej 2016 në Lëvizjen Vetëvendosje, që gjashtë vjet, familjarët e mi kanë qenë mjaft aktivë për LVV-në në Lipjan. Më ftuan në zyrat e LVV-së, dhe më than se duhet të vij me pa arsyetimin e refuzimit të kandidimit. Nuk ma kanë dërgu në email as s’ma kanë printu dhe s’më lanë ta fotografoj. Thjesht më thanë ulu lexoe”, ka thënë ai.

Me dy parafolësit, nuk është pajtuar aktivisti i LVV-së, në komunën e Malishevës, Dardan Krasniqi. Ai ka thënë se aktivistët siç i ka quajtur ati “të vërtetë”, nuk duhet të dalin nga partia pavarësisht pengesave që mund t’i hasin aty brenda.

Lajme të ndërlidhura

Katër dorëheqje nga LVV në Lipjan brenda dy ditëve – Telegrafi

Krasniqi, është shprehur se nuk mund të ketë frymë të largimeve nga LVV-ja, sipas tij gjithmonë mund të ketë pakënaqësi, por këto duhet të tejkalohen.

“LVV është rritë, njerëzit kanë ambicie, në këtë rritje jo secili mund të jetë kandidat, duhet ta sheh edhe rrugëtimin e lëvizjes. Mendoj që aktivisti i vërtetë, që në fillesa, misioni kryesor është që të jetë kritik aty ku LVV është e dobët në organizim në shtrirje, dhe jo të kulmon se mu mohua një kandidaturë dhe ta sheh fundin”, ka thënë ai.

“Nuk ndaj këtë vendim, aktivisti i vërtetë aty duhet të rrijë pavarësisht pengesave. LVV e ka hapësirën që t’i tejkalojë këto që po ndodhin, nuk shoh ndonjë frymë të largimeve, ka pakënaqësi, por këto nuk më shqetësojnë, sepse më shumë e shoh se kritika duhet të jetë se si lëvizja të vazhdojë tutje”, ka vijuar Krasniqi.

Edhe Mimoza Bushrani e cila ia kishte mërsyer garës për Kryetare të Gruas së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura të cilën e kishte bërë publike ditë më parë.

Partia më e madhe në vend, më 1 shtator ka hapur fushatën zgjedhore për nivelin e tretë organizativ.

Beni Kizolli jep versionin e tij për eliminimin nga gara për kreun e LVV-së në Prizren
Lexo po ashtu Beni Kizolli jep versionin e tij për eliminimin nga gara për kreun e LVV-së në Prizren

Ky nivel përfshinë kreun e partisë, kryetaren e grupit të grave si dhe kryetar të rinisë. Procesi sipas njoftimit të partisë pritet të përfundoj më 23 shtator 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori