LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk lejon befasi, i gëzohet fitores ndaj Dinamo Zagrebit

Milani nuk lejon befasi, i gëzohet fitores ndaj Dinamo Zagrebit
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani ka marrë pikë të plota ndaj Dinamo Zagrebit (3-1) në San Siro, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë (45’) me golin e Olivier Giroud nga pika e bardhë.


Me të filluar gjysma e dytë (47’), Rafael Leao dhuroi një harkim të mirë në zonë, të cilin e shfrytëzoi Alexis Saelemaekers për të realizuar me kokë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin përmes Mislav Orsic, i cili shënoi falë asistimit nga Bruno Petkovic (56’).

Nikoqirët shënuan golin e tretë kur Tommaso Pobega realizoi me goditje të menjëhershme pas asistimit nga Theo Hernandez (77’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Me këtë fitore, Milani ngritet në kuotën e katër pikëve dhe merr kreun e Grupit E me një pikë më shumë se Dinamo Zagrebi që ndodhet në vend të dytë. Chelsea dhe Salzburgu janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori