Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se procesi i integrimit në BE është i lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Szunyog në një konferencë për media tha se mënyra e vetme për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin e Evropian është ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
“Është e qartë se procesi i integrimit në BE është i lidhur me dialogun, dhe mënyra e vetme për Kosovën të hyjë në Bashkimin e Evropian, është duke negociuar dhe ratifikuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi Szunyog.
Këto komente ambasadori Szunyog i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.
Në këtë konferencë për media, pyetjet e gazetarëve nuk i pëlqyen zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Bislimi nuk deshi të komentojë çështjen e raportimeve se “Elektro Sever” nuk e njeh Republikën e Kosovës, dhe i referohet me fusnotë.
“IPA 2021 është marrëveshja financiare më e madhe që ka Kosova, është pak mungesë respekti po kontaminoni takimin me tema që nuk kanë të bëjnë asgjë me arsyen pse jemi takuar. Për informimin tuaj nuk ka pikë kufitare në Breznicë dhe nuk e di nga e keni marrë këtë informacion dhe kur t’ju thërrasim për me fol për dialogun ju përgjigjem në secilën pyetje që mund të keni por sot fokusi duhet të jetë tek marrëveshja më e madhe financiare nga mekanizmi më i rëndësishëm që ka Kosova në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mendoj që edhe pyetjet duhet të jenë në nivel të marrëveshjes dhe rëndësisë që e ka e njëjta”, tha Bislimi. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës