LAJMI I FUNDIT:

Stivi Frashëri në garë për pritjet e mbrëmjes në Ligën e Konferencës

Stivi Frashëri në garë për pritjet e mbrëmjes në Ligën e Konferencës

Ballkani ka debutuar në grupet e Ligës së Konferencës, ku ka marrë një barazim 1-1 ndaj CFR Cluj.

Kampioni në fuqi i Kosovës ishte në epërsi nga minuta e 65-të me golin e Armend Thaqit, por mysafirët nga Rumania barazuan në minutat shtesë.


Rumunët kishin më shumë raste shënimi, por portieri shqiptar Stivi Frashëri ishte në formë fantastike duke bërë disa pritje.

E njëra nga pritjet më të mira të Frashërit ishte ajo e minutës së 22-të ndaj Roger.

Sulmuesi i mysafirëve gjuajti për mrekulli, por pritja e Frashërit ishte e jashtëzakonshme duke ia mohuar golin.

Kësisoj kjo pritje është përzgjedhur nga Liga e Konferencës si ndër më të mirat dhe është publikuar.

Frashëri është në garë për pritjen më të mirë së bashku me portierët Tarnovanu i Steaua Bukureshtit, Steinbors i Rigas dhe Gollini i Fiorentinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori