Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka qenë një ndër emrat më të përfolur të kësaj jave, për shkak të largimit nga Lista “Guxo”, subjekt ky politik me të cilin ajo garoi në zgjedhjet e fundit dhe mori besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo vendosi që t’i ndajë rrugët me partinë e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani, për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit zyrtarizoi këtë të enjte aderimin e Kica-Xhelilit, për të cilën pati një varg lëvdata.
“Mirësevjen Doarsë! Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë”, shkroi Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Të kënaqur me këtë aderim janë shprehur edhe disa deputetë të LDK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, shfrytëzoi llogarinë e tij në Facebook për t’i uruar mirëseardhje Kica-Xhelilit dhe mbarësi në rrugëtimin e ri.
“Mirësevjen në LDK dhe grupin tonë parlamentar, Doarsë! Na priftë e mbara në rrugëtimin e të ardhmes së sigurt të Republikës!”, shkroi Gashi.
Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së, Besian Mustafa, bëri një postim jo të zakonshëm.
“Të LDK-së jemi dhe te LDK do të kthehemi”, shkroi ai në Facebook.
Largimin e deputetes ende pa u zyrtarizuar e kanë komentuar edhe nga subjekti Lista “Guxo” dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, një veprim të tillë e ka konsideruar si tradhti ndaj qytetarëve.
“Në 2021 kemi pasur mbështetje të madhe prej qytetarëve të Kosovës, veprime të tilla mendoj se janë tradhti ndaj qytetarëve. Prandaj edhe mendoj se nuk vlerësohen këto veprime nga qytetarët. Pra, atë që mund ta bëjnë qytetarët është që në zgjedhjet e ardhshme ata do të ndëshkojnë. Kështu ka treguar historia jo shumë e largët e jona”, ka deklaruar Haxhiu në ATV.
Se ky largim i deputetes mund të cilësohet si tradhti e ka thënë edhe kryetari i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi.
Sipas tij, është mirë të përmbyllet mandati i deputetit në partinë përmes të cilës e ka fituar mandatin.
“Besoj që nuk është as e para e e as e fundit, këso kalime ka pasur e ka me pasur gjithmonë. Por, do të ishte mirë që me mujt me pas mundësi me prit që atë vullnet qytetar që e merr prej një subjekti politik, me e përmbyll si proces…por jo me shku vullnetin qytetar të një subjekti politik me bart te subjekti tjetër politik, sepse pak a shumë në syrin tonë paraqitet si tradhti e vullnetit të qytetarëve”, ka deklaruar Bulliqi në “Info Nata” në Tëvë 1.
Ndërsa, deputeti nga Lista “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë se deputetja Doarsa Kica-Xhelili me largimin nga kjo parti ka bërë vetëvrasje politike.
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, ai ka deklaruar se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë kërkesë për të qenë kryetare e partisë, apo ndonjë pakënaqësi.
“Gjithë hapësirën e nevojshme e ka pasur, ashtu edhe në Vetëvendosje. Në partinë Guxo kemi pasur mbledhje e ka qenë më dhjetëra herë, asnjëherë nuk ka pasur kërkesë. Ne e kishim mirëpritur ambicien e saj për listën Guxo. Unë akoma besoja që do të jetë në Kuvendin e Prishtinës, thash e para që duhet të jetë kryetare e degës së Prishtinës është Doarsa Kica. Mu ka dok shumë inteligjente që ajo me bë vetëvrasje politike”, është shprehur Avdyli.
Deklaratat e zyrtarëve të partisë në pushtet për largimin e Kica-Xhelilit kanë ngjallur reagimin e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Sipas tyre, ky kalim është bërë krejtësisht për çështje parimore dhe se deputetja në fjalë po sulmohet, stigmatizohet dhe linçohet padrejtësisht.
Në reagimin e tyre thuhet se nuk është hera e parë e sigurisht nuk do të jetë as e fundit që një deputet i Kuvendit të Kosovës ndërron parti dhe, me kalimin në partinë tjetër, në mungesë të një ligji apo rregulloreje, e bartë edhe mandatin e fituar në subjektin nga i cili largohet.
“E veçanta e këtij kalimi është se deputetja Kica kalon në LDK që është parti opozitare nga një Listë LVV – Guxo që është në pushtet dhe që ka pushtet absolut. Kjo, pa asnjë dyshim tregon se kjo deputete është e liruar nga çdo interes personal me këtë kalim dhe se, pa asnjë dyshim më shumë do të përfitonte po të mbetej pjesë e pozitës”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.
Doarsa Kica-Xhelili u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare.
Në garë hyri në listën e Vetëvendosjes, por si emër i propozuar atë kohë nga Lista “Guxo” e themeluar nga Vjosa Osmani, e cila u tërhoq nga politika kur mori postin e presidentes së shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Islami: Serbia në emër të ndihmave blen votat e serbëve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Për ASH-në e Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar