LAJMI I FUNDIT:

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit në Shqipëri, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit në Shqipëri, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sot sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.


“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shprehet Stoltenberg.

Zbrazen ambientet e ambasadës së Iranit në Tiranë, diplomatët dërgohen drejt aeroportit të Rinasit
Lexo po ashtu Zbrazen ambientet e ambasadës së Iranit në Tiranë, diplomatët dërgohen drejt aeroportit të Rinasit

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Shqipërinë pas sulmit të fundit kibernetik në infrastrukturën e saj kombëtare të informacionit. Aleatët pranojnë deklaratat e Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë që ia atribuojnë përgjegjësinë për sulmin kibernetik Qeverisë së Iranit”, ka thënë NATO në një njoftim për shtyp.

Sulmi kibernetik në Shqipëri, Ambasadorja amerikane: Kur miku ynë është nën sulm, SHBA do të reagojë
Lexo po ashtu Sulmi kibernetik në Shqipëri, Ambasadorja amerikane: Kur miku ynë është nën sulm, SHBA do të reagojë

“Ne dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse kibernetike të krijuara për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një aleati dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve. NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive të saj të mbrojtjes kibernetike për të përballuar dhe zmbrapsur aktivitete të tilla keqdashëse kibernetike në të ardhmen”, ka theksuar Aleanca./Telegrafi/