LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kryeministrat tjerë hapën Kosovën në raport me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi – Kurti e hapi ndaj Serbisë

Haziri: Kryeministrat tjerë hapën Kosovën në raport me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi – Kurti e hapi ndaj Serbisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur disa akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me arritjen e marrëveshjes së fundit me Serbinë për letërnjoftimet.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.

Ai thotë se të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën në raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi, por Kurti ka formalizuar hapjen totale me Serbinë.


“I vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare”, ka shkruar Haziri, përcjell Telegrafi.

“Kjo është ajo situata ëin-ëin që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës”, shtoi tutje i dyti i LDK-së.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se kjo qeveri deri më tani asnjë çështje politike nuk e ka trajtuar në dialog.

“Pra, ky kryeministër e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike”, përfundon shkrimi i Hazirit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori