Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit që nga nesër, (e hënë, 5 shtator), t’i kthehen punës, duke filluar vitin e ri shkollor.
“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj, konform përgjegjësive, secili duhet t’i përmbushë obligimet ligjore që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore. Kjo është në interesin më të mirë të fëmijëve”, ka thënë MASHTI me anë të njoftimit për media, përcjell Telegrafi.
Ministria e Arsimit thotë se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për ta dhe për gjithë shoqërinë.
“Kontributi i mësimdhënësve në arsim është i pazëvendësueshëm. Në vitet më të vështira kur shkollat ishin mbyllur, mësimdhënësit nuk u ndalën duke vazhduar punën nëpër shtëpi-shkolla vetëm e vetëm që fëmijëve të mos u ndërpritej shkollimi. Ishin këto vitet e sakrificës, kur në kushte të okupimit, u mobilizua e gjithë popullata në vend dhe në diasporë për të siguruar paga modeste për mësimdhënësit”.
MASHTI thotë se ndihma prej 50 eurove është në kufijtë e mundësive aktuale që shteti mund të ofrojë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për inflacionin e lartë të shkaktuar nga faktorë që janë jashtë ndikimit tonë, tashmë ka ndarë një shtesë prej 50 eurosh në muaj për të gjithë zyrtarët publikë dhe besojmë se kjo është në kufijtë e mundësive aktuale në Republikën tonë”.
Në kushte të tilla, sipas Ministrisë përgjegjëse për arsimit, pezullimi i mëtutjeshëm i procesit mësimor paraqet shqetësim serioz dhe veprim me pasoja afatgjate për nxënësit e të gjitha grupmoshave.
MASHTI thotë se edhe disa politikanë janë duke ushtruar presion për të mos filluar mësimi.
“Për më tepër, si Ministri e Arsimit kemi indikacione se individë të caktuar nga hierarkitë politike apo të qeverisjes lokale, janë duke ushtruar presion të fuqishëm tek mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave për të mos e filluar puna”.
“Kërkojmë nga të gjithë që të mos ndërhyjnë në vendimin e mësuesve. E drejta për të qenë në grevë, ose për të punuar, duhet t’i garantohet secilit. Për më shumë, ky presion është edhe i dënueshëm sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.
MASHTI ka kërkuar edhe përfshirjen e mekanizmave tjera të pavarur shtetërorë në zgjidhjen e krizës në arsim.
“Po ashtu, do të vlerësonim lartë në këtë moment përfshirjen e mekanizmave kompetent, autoriteteve publike, gjyqësore, Avokatit të Popullit, OShC-ve, që në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta të dalin me qëndrime të qarta, propozime dhe rekomandime për balancimin e drejtë në mes të drejtave të palëve të përfshira në çështje, gjithnjë duke marrë parasysh rëndësinë e së drejtës në arsim që përfshinë rreth 320 mijë nxënës”.
“Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mësimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, thuhet në fund të komunikatës së MASHTI-t./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës