Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët janë ende në grevë për mos plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës.
Abdixhiku pas takimit në një prononcim për media tha se padrejtësitë që po ju bëhen grevistëve s’kanë vend në Kosovë.
Ai tutje shtoi se ka nevojë për dialog në mënyrë që nxënësit t’i kthehen bankave shkollore.
“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe u kam shprehur qëndrimet tona. Dialogu mes Sindikatave të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës është imperativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror demokratik të Kosovës. Kemi nevojë për dialog, kemi nevojë për mirëkuptim në mënyrë që nxënësit tanë të kthehen sa më parë në shkollat tona, por edhe mësimdhënësve tanë në të gjitha nivelet ti kthehet dinjiteti që e meritojnë. Gjëja e fundit që konsiderojmë që është e domosdoshme tani është penalizmi i mësimdhënësve tanë në këtë krizë të rëndë ekonomike”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu tha se si LDK kanë ngritur dyshimet e tyre për ndërprerjen e pagave për grevistët, përcjell Telegrafi.
“Gjithashtu kemi ngritur dyshimet tona serioze se si është e mundur që për kushte në muajin gusht, që nuk ka pas pasoja në sistemin arsimor të ndërpritet pagesa në fjalë, pra është dënim jo ligjorë. Siç dhe kemi ngritur shqetësimet tona që po bëhet një dënim tërësisht kolektiv i mësimdhënësve në nivel të Kosovës, pa paragjykuar betejën gjyqësore që palët do të bëjnë”, tha tutje ai.
Ai po ashtu shtoi se si LDK i kuptojnë dhe mirëkuptojnë kërkesat e mësimdhënësve.
“Kthimi në bankat shkollor të nxënësve është i domosdoshme. Do ta ngrisim zërin në Kuvend që këto padrejtësi të pakuptimta s’kanë vend në shtetin tonë”, tha Abdixhiku.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u shpreh se situata në të cilën janë nuk është e mirë, pasi siç tha ai humbësit më të mëdhenj janë nxënësit.
Ai kërkoi nga partitë opozitare që të ju ndihmojnë, që përmes autoritetit të tyre të shkojnë në qeveri për të dialoguar, raporton Telegrafi.
“Letra ju kemi dërguar edhe partisë në pushtet dhe opozitës, dhe ta shfrytëzojnë autoritetin e tyre pozitiv që të vijmë deri te një dialog me qeverinë, dialog i munguar plotësisht. Bashkimi i këtyre sindikatave po bëhet me të vetmin qëllim të mirë që të ulemi e të bisedojmë me qeverinë për të gjet një zgjidhje”, tha ai duke shtuar se “Qeveria do ta shtyp zërin sindikal. Ndërkohë që po shkojmë në dimër, mësuesit duhet të përgatiten si dhe një kafshatë bukë po kërkojnë…Na ndihmoni për dialog”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj gjithashtu ka thënë se ka marr një telefonatë nga zyra e presidencës, të cilët e kanë pyetur nëse dëshiron të takohet me presidenten Osmani.
Jasharaj u shpreh se ka pranuar të takohet me presidenten dhe se është në pritje që zyra e saj ta thërras në takim.
“Kam marr një telefonat nga kabineti i saj, dhe më kanë pyetur ‘a jeni që të takoheni me presidenten’ pa na dhënë një datë të saktë. I kemi thënë që po, jemi në pritje kur të na thërrasin. Po urojmë dhe don Zoti që dialogu i mirëfilltë të filloj dhe ajo të bëj një hap të mirë”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova