Mospajtimi Qeveri dhe Sindikatë e Arsimit është histori në vete, që po vazhdon me vite. Para çdo shtatori ekziston dilema e nisjes apo jo e vitit shkollor.
Si disa vite më parë, edhe këtë vit SBASHK-u para fillimit të vitit të ri shkollor paralajmëroi grevë për përmbushjen e kërkesave të tyre, e që më shumti po e pësojnë nxënësit.
Këtë herë greva në arsim po mbahet me kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga.
Njëjtë sikur ministri Murati sot, edhe ish ministri i Financave, Avullah Hoti kishte “kërcënuar” me zbritje të pagës për punëtorët e arsimit për shkak të grevës në arsim.
Në vitin 2015, kur ishte ministër i Financave, në Qeverinë e Isa Mustafës, Hoti kishte thënë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta, për shkak të orëve të humbura në grevë.
Ai kishte thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalen edhe pagat.
“Ne do t’i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojmë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në RTK në vitin 2015, transmeton Telegrafi.
Ai kishte thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit i kanë marr pagat me rritje.
“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marr me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ishte shprehur ai.
“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës, sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, kishte thënë Hoti.
E thuajse njëjtë, këto ditë është deklaruar edhe ministri nga LVV-së, Hekuran Murati, i cili mes tjerash ka thënë se grevistëve do të ndalet nga paga për aq ditë sa nuk kanë punuar për shkak të grevës.
Murati në një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.
Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.
“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, ka thënë Murati.
Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar.
“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.
Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK-ut është në thesar.
“Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK-ut, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjithë ata të pezulloheshin nga pagat. Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.
Murati ka shtuar se SBAShK-u nuk e ka mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve sa i përket grevës.
“Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen, as të prindërve dhe as të mësimdhënësve, sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit. Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK-u”, tha Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë