LAJMI I FUNDIT:

1 shtatori, (nuk) nis viti shkollor  

1 shtatori, (nuk) nis viti shkollor  

Në ditën kur do të duhej të nisë viti shkollor dhe nxënësit të jenë në shkolla është krijuar paqartësi. Derisa në njërën nga Ministria e Arsimit bëhet thirrje që të nis procesi mësimor dhe fëmijët të dërgohen në shkolla, në anën tjetër Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se greva vazhdon dhe nuk do të mbahet mësim.

Në këtë mes është krijuar paqartësi e madhe, derisa shkollat në profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe platformat tjera nuk kanë njoftuar asgjë zyrtarisht.


Komunikimet ose janë bërë përmes grupeve, ose individualisht por zyrtarisht nuk ka pasur njoftim.

Ministria e Arsimit në një deklaratë për media, të mërkurën theksoi se më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor për të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.

MASHTI thekson më tej se përkundur faktit se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, fillimi i suksesshëm i vitit shkollor vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u.

Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat
Lexo po ashtu Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat

Më tej në komunikatë thuhet se “duke marrë parasysh gjendjen në terren, ftojmë prindërit dhe nxënësit që të komunikojnë drejtpërdrejt me mësuesit klasorë, kujdestarët e klasave dhe menaxhmentin e shkollës për të kuptuar nëse do të organizohet procesi mësimor dhe sipas cilit orar”.

“Kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë.  Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”, thuhet në reagim.

E fillimin e vitit të ri shkollor e ka kërkuar edhe Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës. Ky Këshill e ka cilësuar të papranueshme që më 1 shtator nxënësit të jenë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste.

Ndonëse e ka quajtur të papranueshme që më 1 shtator fëmijët të jenë në shtëpi, Këshilli i Prindërve ka thënë se Qeveria është e obliguar ta mbrojë të drejtën për edukim dhe arsimim.

“Është e papranueshme që më datë 1 shtator fëmijët tanë nxënës janë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste. Fëmijët gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”, deklaron këshilli i Prindërve, transmeton Telegrafi.

Këshilli i Prindërve të Kosovës bën thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator
Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve të Kosovës bën thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator

Këshilli deklaron se greva e tërësishme  dhe e pakufizuar në sistemin arsimor, është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit.

“Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për mos u trajtuar si prioritet i qeverisjes. Në këtë situatë, Këshilli i Prindërve të Kosovës, lutë të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”.

Me gjithë kërkesat për fillimin e vitit të ri shkollor, SBASHK-u mendon ndryshe.

SBASHK-u: Më 1 shtator nuk ka mësim, greva vazhdon
Lexo po ashtu SBASHK-u: Më 1 shtator nuk ka mësim, greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media të mërkurën theksoi se greva vazhdon dhe se nuk do të mbahet mësim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdoj.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ai u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.

Greva në arsim po mbahet me kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori