Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se të enjten nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdojë.
“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.
Ai u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.
“Apeli im edhe njëherë është që për hir të sigurisë së nxënësve, ata të mbesin në shtëpi dhe nëse do të kemi informacione që dikush do të tentoi të ushtroi presion ndaj grevistëve do ta informojmë Policinë e Kosovës që ajo të intervenojë”, tha Jasharaj.
Jasharaj shtoi se greva do të zgjasë më pak nëse Qeveria fillon së realizuari kërkesat tona, shkruan Telegrafi.
“Deklaratat dhe tendencat për t’i frikësuar mësimdhënësit nuk e qetësojnë situatën, nuk japin asnjë rezultat por ndikojnë në përkeqësim të situatës”, tha Jasharaj.
Ai tutje tha se ministri Murati dhe ministrja Nagavci është dashur të dërgojnë mesazhe paqeje.
“Edhe ministri Murati dhe zonja Nagavci është dashur të dërgojnë mesazhe paqeje, të angazhohen që të kemi dialog dhe ne këtë e kemi pritur me muaj të tërë. Kemi harxhuar të gjitha mundësitë që i lejon ligji për grevat me shpresën që kjo do të ndikoj te Qeveria dhe do të ulemi të bisedojmë”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.
Jasharaj bëri thirrje që të ndalen kërcënimet e shantazhet dhe të ofrojnë zgjidhje për situatën e krijuar.
“Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet”, u shpreh ai.
Ndryshe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të ndërpresin grevën.
“Edhe pse kjo grevë u shpall nga BSPK-ja, e njëjta nuk është duke u mbajtur në të gjitha institucionet. Sipas informatave tona, mbi 90 për qind të institucioneve publike nuk po mbahet. Andaj unë kërkoj që të mos ketë grevë as në institucione arsimore. Ju siguroj se gjatë mandatit tim i kemi bërë të gjitha sigurimet e mundshme për punëtorët e arsimit. I kam pranuar në takim sa herë që ka kërkuar SBASHK-u”, tha Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak