LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve të Kosovës bën thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator

Këshilli i Prindërve të Kosovës bën thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator
Foto: Arkiv

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës e cilëson të papranueshme që më 1 shtator nxënësit të jenë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste.

Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën Këshilli i Prindërve ka dalë me gjashtë konkluzione.


Ndonëse e ka quajtur të papranueshme që më 1 shtator fëmijët të jenë në shtëpi, Këshilli i Prindërve ka thënë se Qeveria është e obliguar ta mbrojë të drejtën për edukim dhe arsimim.

“Është e papranueshme që më datë 1 shtator fëmijët tanë nxënës janë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste. Fëmijët gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”, deklaron këshilli i Prindërve, transmeton Telegrafi.

Këshilli deklaron se greva e tërësishme  dhe e pakufizuar në sistemin arsimor, është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit.

“Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për mos u trajtuar si prioritet i qeverisjes. Në këtë situatë, Këshilli i Prindërve të Kosovës, lutë të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”.

“Këshilli i Prindërve i Kosovës do të angazhohet për të fuqizuar rolin e vet në arsimimin parauniversitar”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Reagimi i Këshillit të Prindërve vjen pasi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se greva në arsim do të vazhdojë dhe se më 1 shtator nuk do të ketë mësim.

SBASHK-u: Më 1 shtator nuk ka mësim, greva vazhdon
Lexo po ashtu SBASHK-u: Më 1 shtator nuk ka mësim, greva vazhdon

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor për të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.

Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat
Lexo po ashtu Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat

MASHTI, përmes një komunikate ka thënë se përkundër faktit se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, fillimi i suksesshëm i vitit shkollor vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u.

Kjo ministri thotë se “kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë.  Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”.

Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat
Lexo po ashtu Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati shprehet këmbëngulës se punëtorët grevistë nuk do të marrin pagën e plotë.

Ai në konferencën për media bëri të ditur se ekzekutimi i pagave për muajin gusht është bërë pjesërisht, pasi që procedimi i llogaritjeve të pagave nuk është bërë me kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori