LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se kishte revole në dorë, polici amerikan qëllon për vdekje të riun – doli se kishte pasur cigare elektrike

Mendoi se kishte revole në dorë, polici amerikan qëllon për vdekje të riun – doli se kishte pasur cigare elektrike

Policia në Columbus të Ohios, ka publikuar mbrëmë (e martë) pamjet nga kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, pasi që një polic vrau një afro-amerikan 20-vjeç, vetëm një sekondë pasi që e kishte vërejtur se gjendej brenda dhomës.

Në videon e publikuar gjatë një konference për media, mund të shihet se si polici shtie mbi Donovan Lewis pasi e lokalizon brenda apartamentit të tij. Para se të qëllohej, Lewis po qëndronte i shtrirë në shtrat dhe kur i pa, ngriti duart lart, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e policisë, Elaine Bryant, ka thënë në konferencën për media se polici Ricky Anderson ka shtënë me revole, pasi i është dukur që Lewis mbante në dorën e ngritur revole.


Ajo shtoi se më vonë në shtratin e tij është gjetur një pajisje që e ka përshkruar si cigare elektrike, dhe pranë trupit të pajetë nuk ka pasur kurrfarë armë zjarri.

E derisa të përfundojnë hetimet, polici 30-vjeç është suspenduar.

“Donovan Lewis ka humbur jetën. Si prind, bashkëndjejë me nënën e tij. Bashkëndjejë si pjesëtare e komunitetit”, shtoi zëdhënësja e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori