Kohët po ndryshojnë: Një nga blerjet më të mëdha të Ligës Premier refuzoi Manchester Unitedin për të nënshkruar me Newcastlen
Një nga përforcimet më të mëdha në futbollin anglez këtë verë është sigurisht transferimi i Alexander Isak te Newcastle edhe pse suedezi kishte shumë oferta.
Pas disa sezoneve fantastike në Real Sociedad, Isak tërhoqi vëmendjen e skuadrave më të mëdha evropiane dhe përfundimisht përfundoi në Newcastle, të cilët po përmirësohen dita-ditës dhe me siguri do të udhëheqin luftën për një vend në Evropë këtë sezon.
Para se të transferohej te Newcastle, Isak refuzoi një transferim te Manchester United, shkruan Mundo Deportivo.
United dëshironte të sillte sulmuesin për vitin e ardhshëm kur pritej largimi i Cristiano Ronaldos, por Isak e refuzoi lëvizjen dhe priti ofertën nga Newcastle, me të cilin nënshkroi një kontratë shumëvjeçare.
Pronarët e pasur të Neëcastle, të udhëhequr nga princi saudit Mohammed bin Salman, paguan 60 milionë funte për ta marr suedezin.
Suedezi tani është në pritje të ndeshjes së tij debutuese në Newcastle, dhe United nga ana tjetër ka dy opsione në sulm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251