LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i: Nuk jemi stërvitur me FSK-në e Policinë e Kosovës, postblloqet e 31 korrikut i monitoruam me shqetësim

KFOR-i: Nuk jemi stërvitur me FSK-në e Policinë e Kosovës, postblloqet e 31 korrikut i monitoruam me shqetësim
Foto: Arkiv

KFOR-i ka dhënë detaje në lidhje me takimet që ka pasur ditëve të fundit me kryeministrin Kurti dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në një komunikatë për media misioni i KFOR-it thotë se komandanti gjeneralmajor Ferenc Kajari me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Listës Serbe si dhe drejtuesit e katër komunave veriore të Kosovës diskutoi për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe i informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës.

“Ai tha se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.


KFOR-i thotë se nuk ka pasur stërvitje të përbashkëta me Policinë e Kosovës apo FSK-në.

KFOR: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mund të kryej detyrat e saja në gjithë territorin e vendit
Lexo po ashtu KFOR: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mund të kryej detyrat e saja në gjithë territorin e vendit

“Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike”.

Kajari gjatë këtij takimi përsëriti gjithashtu se KFOR-i i monitoroi me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe rikujtoi rrezikun që një situatë kaq e tensionuar të përfundojë me incidente të dhunshme.

EULEX-i i bashkohet KFOR-it në patrullimet në veri
Lexo po ashtu EULEX-i i bashkohet KFOR-it në patrullimet në veri

“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjenerali Kajari u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në fund të komunikatës së KFOR-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori