Shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë
“E shohim të ardhmen e përbashkët të vendeve tona dhe rajonit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, mirëpresim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vendosur t’i forcojmë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe t’i avancojmë përmes një dimensioni të ri, në të mirë të dy popujve dhe partnerëve tanë, theksohet në deklaratën e përbashkët të ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve me rastin e shënimit të 30 vjetorit të formimit të marrëdhënieve diplomatike.
“Sot e festojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore të popujve tanë i bëjnë marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme. Marrëdhëniet tona, të bazuara në themele të fuqishme, vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha sferat. Do ta forcojmë bashkëpunimin tonë me mirëkuptimin që mer parasysh stabilitetin, prosperitetin dhe progresin e Ballkanit, pjesë e të cilit jemi edhe ne. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në sfera të tilla si tregtia, investimet, energjia, transporti, kultura dhe arsimi”, thuhet në kumtesë.
Si aleatë në NATO, do t’i forcojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Do të bashkëpunojmë kundër të gjitha formave të terrorizmit.
Bashkësia turke në Maqedoninë e Veriut si një nga popujt shtet-formues të Maqedonisë së Veriut, dhe qytetarët e Turqisë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, krijojnë një urë unike miqësie dhe bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të përfitojmë nga projektet e përbashkëta në sfera të ndryshme dhe ta vlerësojmë lartë kontributin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë që jetojnë në Turqi, respektivisht në Maqedoninë e Veriut, në marrëdhëniet dypalëshe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?