LAJMI I FUNDIT:

“M’u afruan dy persona me motor dhe më qëlluan”, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit që u sulmua me armë në Shkodër

“M’u afruan dy persona me motor dhe më qëlluan”, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit që u sulmua me armë në Shkodër

25-vjeçari Alban Bruçaj i cili u sulmua me armë mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Kjo është dëshmia që ka dhënë ai në Policinë e Shkodrës, ku ka shpjeguar edhe dinamikën e ngjarjes.


“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motor u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, është shprehur 25-vjeçari në polici, sipas informacioneve që ka mësuar korrespondentja e Tv Klan Emi Kalaja.

I riu po udhëtonte me makinën e tij tip Audi kur ndaj mjetit u qëllua me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Alban Bruçaj nuk është emër i panjohur për autoritetet policore të Shkodrës. Ai rezulton person me precedentë penalë. Në prill të 2016-s Bruçaj tentoi të vriste një person.

Policia ka nisur hetimet pas kësaj ngjarje. /tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori